Kultura

“Mendimet e mia u censuruan”, Artan Fuga shpërthen në Komision

               Publikuar në : 13:06 - 10/07/19 M. S

Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit është mbajtur mbledhja e Komisionit të Medias dhe Edukimit, ku është diskutuar projektligji për Akademinë e Shkencave.

Akademiku Artan Fuga vuri theksin tek reformimi. Ai tha se do të japë dorëheqjen, pasi parimet e tij nuk përputhen me ato të Akademisë. Ndër të tjera, Fuga deklaroi se kjo Akademi kërkon rithemelim.

“Nuk kam asnjë interes personal, dhe kam deklaruar se do jap dorëheqjen nga Akademia, pasi parimet e mia nuk përputhen me disa nga parimet e Akademisë. Niveli i Akademisë duhet të jetë në një nivel tjetër, jo ky që kemi.

Fjala ime ka disa pika:

-shikoj që këto defekte proceduriale janë shumë të rënda. Ky është një pr/ligj i shtuar.

-nuk është e rastit, sepse Akademia tregon se nuk e bën dot këtë reformim.

– Nuk kam qëndruar vetëm tek kritika. Kam bërë propozimin tim në një projekt, të cilin nuk e quaj perfekt. Do jap prova, asnjë mendim dhe ide nuk është marrë parasysh nga ana e grupit të deputetëve iniciatorë për pr/ligjin.

-Çështja e AK dhe reformimit të saj është bërë publike nga ana ime.

Çfarë duam ne nga kjo Akademi? Kjo Akademi kërkon rithemelim, nuk është institucion që kërkon kërkim shkencor, akademikët e bëjnë kërkimin shkencor me institucionet përkatëse”, u shpreh Fuga.

Ai nuk la pa përmendur edhe zgjedhjet që u bënë para pak kohësh në Akademinë e Shkencave, për të cilat u shpreh se ishin zgjedhje farsë.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT