E premte, 26 Shkurt, 2021
6 C
Tirana

Melania Trump mbush 50 vjeç, nga modele tek Zonjë e Parë

Melania Trump, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, sot ka mbushur 50 vjeç.

Megjithë vështirësitë e rolit të saj institucional, Melania gjithmonë ka mbështetur burrin e saj dhe vendimet e tij, të cilat shpesh bëjnë dhe kane bërë të diskutojë të gjithë botën.

E konsideruar nga shumë njerëz si Zonja e Parë më e bukur ndonjëherë, Melania është bashkëshortja e tretë dhe aktuale e Trump (ata janë te martuar prej 13 vitesh) me të cilin ka një djalë, Barron William.

Ajo lindi në Novo Mesto, Slloveni, vajza e një nje stilisteje dhe menaxheri të një koncensionari makine dhe motoçikletash. Ka filluar të punojë si modele në moshën 16 vjecare, por vetëm kur mbushi 18 ajo nënshkroi kontratën e saj të parë profesionale me një agjenci të rëndësishme Milanese.

Sipas kontratave dhe dokumenteve të mbajtura nga Associated Press, Melania Trump praktikoi profesionin e modelimit në Shtetet e Bashkuara 10 herë, përpara se të merrte një leje të rregullt pune.

Në disa nga pak intervistat e dhëna, gjithnjë ka përsëritur se nuk ishte drejtuar kirurgjise estetike apo botoksit. “Shumë njerëz thonë se kam bërë ndërhyrje në fytyrën time, por e vërteta është se nuk kam bërë asgjë” , tha ajo. “Jetoj një jetë të shëndetshme, kujdesem për lëkurën dhe trupin tim. Unë jam kundër botoksit dhe injeksioneve. Mendoj se dëmtojnë fytyrën, ndërsa unë dua të plakem në mënyrë të këndshme, siç bën nëna ime.”


Në ditën e dasmës me Donald Trump, 22 janar 2005, ajo veshi një fustan Dior i cili kushtoi 100,000 dollarë: ishte zbukuruar me 1.500 kristale dhe, sipas thashethemeve, u deshën 550 orë për ta bërë.

Lexo edhe :   A është Donald Trump një fashist?

Buzëqeshjet dhe sjellja joshëse ishin armët fituese të Melanisë në fushatën zgjedhore të burrit të saj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi: Një dozë e vetme e vaksinës së Pfizerit ul transmetimin e virusit

Tre studime të reja britanike tregojnë se vaksina kundër COVID-19-s e kompanive Pfizer-BioNTech, e cila merret me dy doza, zvogëlon transmetimin e virusit pas...

Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?

Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për koronavirusin, Kina ka shtuar përpjekjet për të shpërndarë...

Koronavirusi, Tomini: Dy fëmijë ndodhen në terapi intensive

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për situatën me Covid-19 në spitalet që trajtojnë koronavirusin në vendin tonë. Në një lidhje direkte me...

Epidemiologu Alimehmeti: Të saktësohen sa teste e tampone bëhen në ditë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situtën e pandemisë në vendin tonë, ku është shprehur se është ende herët për të folur për një...

Rakacolli: Të hënën vijnë 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se të hënën do të vijnë në Shqipëri 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer. Ajo tha në Report...