E premte, 22 Janar, 2021
11 C
Tirana

Mel Bernshtajn, amerikani që zotëron 2500 armë nga të gjitha llojet (VIDEO)

Ndonëse niveli i vrasjeve në SHBA është ndër më të lartët në botë, e drejta e mbajtjes së armëve në shtëpi, cilësohet si e shenjtë nga shumë amerikanë. Por Mel Bernshtajn, i njohur ndryshe si “Dragon Man” ka thyer çdo limit.

Ai zotëron një koleksion gjigant armësh, nga të lehtat deri tek ato ushtarake. Mel u bë pjesë e ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Vietnamit. Në atë periudhë bëri mbi 100 tatuazhe në trupin e tij.

Më vonë hapi një dyqan armësh. Në muzeumin e tij, ai ka të ekspozuara pushkë, automatikë, 80 automjete ushtarake, një tank rus T54, predha të llojeve të ndryshme, shpata mesjetare japoneze, dhe mbi 900 manekinë të veshur me uniforma ushtarake.

Mel vlerëson se koleksioni i tij i veçantë prej mbi 2500 armësh, vlen mbi 10 milionë dollarë. Në vitin 2012, gruaja e tij u vra aksidentalisht me armë, gjatë xhirimit të një dokumentari. Njeriu më i armatosur në SHBA, mund të cilësohet edhe si më i sigurti në botë. Në fakt nuk është kështu. Në gushtin e 2017-ës, disa adoleshentë i grabitën njërin nga kamionët ushtarakë.

                                        TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ish-komandanti i ushtrisë boshnjake dënohet për krime lufte

Gjykata e Sarajevës e ka dënuar me 10 vjet burgim një ish-komandant të ushtrisë boshnjake, pasi erdhi në përfundimin se ai ka dështuar të...

Përgjimet/ Mafia Italiane mësyn në Tiranë, biseda për pallate dhe tendera

Antimafia e Katanzaros në Itali, ka goditur tri ditë më parë një grup mafioz, ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet...

Video/ Klopin nuk e mbajnë nervat, përplaset me trajnerin kundërshtar

Në sfidën e djeshme të Premier Ligës ku Liverpuli u mund në “Anfield” me rezultatin minimal 0-1 ndaj Bërnlit, në pushimin e këtij takimi...

Qysh sot, çdo ditë të jetë 21 Janar

Nga: Frrok Çupi Për gjithë planetin sot është data 22, por për ne shqiptarët duhet të jetë, si dje- 21 Janar. Edhe nesër, e pasnesër,...

Johnson jep alarmin: Varianti i ri i koronavirusit është më vdekjeprurës

Kryeminsitri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se provat e hershme sugjerojnë se varianti i koronavirusit që u shfaq në vend mund të jetë 30%...