Bota

Meksikë/ Masakrohen 10 këngëtarët, ja autorët


               Publikuar në : 09:51 - 19/01/20 Gentjan Progni

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Meksikën, ku pas saj fshihen sërish bandat e drogës.

10 muzikantë janë qëlluar për vdekje dhe trupat e tyre janë djegur gjatë një prite. Ngjarja ndodhi në pjesën jugore të Meksikës. Zyrtarët dyshojnë se prapa këtij sulmi qëndron një bandë e drogës.

Mësohet se viktimat, të moshës nga 15 deri në 42 vjeç, ishin anëtar të grupit muzikor “Sensacion Musical”, ndërsa ata u në qytezën Chilapa të rajonit Guerrero. BBC shkruan se pas krimit fshihet banda “Los Ardillos”, që në gjuhën shqipe do të thotë “Ketrat”.

Guerrero është njëra prej rajoneve më të dhunshme në Meksikë, ku bandat e drogës luftojnë për kontrollim të rrugëve të trafikimit drejt Oqeanit Paqësor dhe pjesëve të tjera të vendit.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT