Një operacion gjigant është zhvilluar ditën e sotme ndaj “Ndraghetas” italiane. Operacioni ka përfunduar me sukses dhe sipas të dhënave nga karabinierët italianë janë arrestuar 334 persona. Ndër ta, janë arrestuar politikanë, financierë, zyrtarë të shtetit, biznesmenë. Emri që spikat më shumë është ai i avokatit dhe ish deputeti i Forza Italisë, Giancarlo Pittelli. Karabinierët sekuestruan pasuri në vlerë prej rreth 15 milion euro.
Mega operacioni është rezultat i hetimeve disa vjeçare dhe është shtrirë në rajone të ndryshme të Italisë ku “Ndrangheta” operonte: Lombardi, Piemonte, Veneto, Liguria, Emilia Romagna, Toscana, Lazio, Sicilia, Puglia, Campania, etj. Basilicata.
Arrestime ka pasur edhe për anëtarë të dyshuar që jetonin në vendet si Gjermani, Zvicër dhe Bullgari.
Në operacion janë angazhuar 2500 karabinierë të cilët në këto orë janë duke zhvilluar kontrolle të shumta në gjithë rajonin.
Operacioni “Rinascita-Scott”, i cili çoi në arrestimin e 334 personave, bëri të mundur që hetuesit të identifikojnë dhe çmontojnë pasuritë e Ndranghetas në të gjithë territorin kombëtar dhe jashtë saj, duke çuar në pranga figura politike dhe të sipërmarrjes.