Në një intervistë për median serbe “Kurir”, presidenti Aleksandar Vuçiç, ka zbuluar ditën e djeshme se ishte përgjuar për rreth një vit e gjysmë.
“Kurir” ka shkruar se janë përgjuar edhe bisedat e presidentit me vëllain e tij Andrej Vuçiç, dhe me djalin e madh të tij Danilo Vuçiç.
Vuçic thotë se e di se kush fshihet pas gjithë kësaj, dhe që organet kompetente do të merren me hetimin e hollësishëm të rastit.
Ndërkohë, mediat serbe kanë shkruar gjithashtu se kanë nisur shkarkimet e krerëve të institucioneve të sigurisë.