Arratisja e ish-kryeministri Gruevksi në Hungari, ku edhe kërkoi azil politik, ka vënë në punë autoritetet maqedonase. Ishte ministri i Brendshëm i Maqedonisë ai që deklaroi se Gruevski nuk ishte arratisur në mënyrë ajrore, por duke kaluar në kufi të gjelbërt.
Së fundmi, mediat serbe hedhin poshtë këtë deklaratë, teksa thonë se ish-kryeministri është arratisur përmes Shqipërisë. Politika.rs shkruan se Gruevski ka kaluar kufirin maqedonas-shqiptar me anë të një pasaporte false gjatë natës duke përdorur një linjë ajrore dhe më pas ka mbërritur në Tiranë, ku është pritur në ambasadën e Hungarisë.
Gruevski tashmë ndodhet në Budapest, ku kërkoi azil politik nga autoritetet hungareze. Më herët në Shkup ai iu shmang kryerjes së dënimit 2 vjet burgim, i akuzuar për çështjen “Tank”.
Mësohet se Gruevski ka pasur informacione se autoritetet e policisë po përgatisnin arrestimin e tij. Kështu, ish-kryeministri maqedonas ka kaluar kufirin maqedonas-shqiptar më një pasaportë false. Sipas kësaj medie, ai kishte vënë syze dhe kapele, duke mos u njohur nga stafi në aeroport.
Në momentin e hyrjes në fuqi të urdhrit të Maqedonisë, i cili ishte rreth orës 10:00, Nikola Gruevski ndodhej tashmë në Budapest, nga ku u dërgoi një mesazh të ngrohtë autoriteteve në Shkup duke i njoftuar se arriti t’i tejkalonte ato, por se i pëlqente Maqedonisë dhe se ai do jetë gjithmonë me të, dhe se dashuria dhe liria janë personale.
Autoritetet në Shkup reaguan me arrestimin e menjëhershëm të bashkëpunëtorit të Nikola Gruevski. Por tani për shumë vonë, pasi ‘zogu’ kryesor është zhdukur dhe autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar se kush e ndihmoi Gruevskin të arratisej nga Shkupi.
Në fund të artikullit, politika.rs ngre pyetjet se kush e ndihmoi Gruevskin nga pala maqedonase dhe kush nga autoritetet shqiptare për t’u arratisur në Hungari edhe pse supozohej të mbahej nën vëzhgim të rreptë nga policia nonstop./ TIRANA TODAY