Protesta e opozitës u pasqyrua nga disa media ndërkombëtare. Këto media u tregua mbi atë që ndodhi në Tiranë dukë thënë se u protestua kudër qeverisë. Thuajse të gjitha mediat vlerësojnë protestën paqësore që nuk pati asnjë incident. Nga fotot dhe pamjet filmike u pa se siguria e policisë ishte e lartë pranë zyrave kryesore të qeverisë ku u mbajt tubimi. Protesta u pasqyrua në “Daily Mail”, “abc News”, “Seattle Times”, “Xin Hua Net” dhe të tjera.
“Mijëra shqiptar në shesh, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë”, shkruan abcNews.com
Duhet theksuar se qindra policë ishin në gatishmëri për t’iu paraprirë të trazirave, por fatmirësisht ashtu si kishin paralajmëruar organizatorët nuk do të kishte asnjë incident.
Protesta konsiderohet si një provë e mbështetjes për opozitën, e cila pësoi një humbje të thellë në votimin e vitit të kaluar, duke siguruar vetëm 43 mandate në parlamentin me 140 vende.Sigurisht që pas çdo proteste dhe këtë herë do të vijojë telenovela e famshme se sa të pranishëm ishin në protestë. Gazetarët thonë se të pranishmit mund të kenë qenë rreth 10,000, e ndërsa udhëheqësit e opozitës thanë se ishin 200,000 deri 300,000 njerëz, ndërsa policia nuk pranoi të komentojë.
Sido që të jetë çdo kombi i shërbejnë protestat kur janë të sinqerta dhe duan vërtet ndryshime dhe jo kur bëhen vetëm sa për të ardhur në pushtet.