E enjte, 21 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Mediat italiane: Hysaj mund të transferohet te Milan

Milan po kërkon të nënshkruajë me një mbrojtës, i cili mund të jetë zëvendësuesi i Theo Hernandez dhe Rossonerët kanë kthyer vëmendjen e tyre te Napoli.

Në janar, Milan vendosi të mos hynte në merkato për një mbrojtës të krahut të majtë, dhe zgjodhën të adaptojnë Diogo Dalot në atë pozicion.

Por, tashmë Paolo Maldini po konsideron mundësitë e tij. Diego Laxalt, i cili do të kthehet nga huazimi i tij në Celtic Glasgow, nuk është një opsion i duhur për mbrojtjen dhe duhet të gjejë një klub të ri pas kthimit të tij.

Idealisht, mbrojtësi i ri  duhet të arrijë në një transferim falas dhe Maldini tashmë ka një emër në tryezën e tij.

Sipas mediave në vendin fqinj, Elseid Hysaj i është ofruar Milan nga agjenti i tij. 27-vjeçari ka refuzuar të rinovojë kontratën e tij dhe po kërkon një klub të ri. Ndoshta Hysajn mund ta shikojmë me fanellën e kuqezinjve, duke filluar që nga sezoni tjetër.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthim i fuqishëm gazi në Kinë/Publikohen pamjet ‘apokaliptike’ (VIDEO)

Të paktën 3 persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën në një shpërthim të fuqishëm në një restorant, në qytetin verilindor...

Evi Kokalari i publikon dokumentin Bashës: Të nis një investigim për këto afera

Që kur u shfaq në "Foltoren" e Sali Berishës si një mbështetëse "amerikane" e ish-kryeministrit në “luftën” e tij kundër SHBA-së, Evi Kokalari nuk...

Thellohen spastrimet në PD/Luan Baçi largohet nga kreu i degës në Fier

Lulzim Basha ka marrë një tjetër vendim, për të shkarkuar një tjetër emër nga radhët e PD-së. Dita-ditës, kryedemokrati po fakton se mbetet i...

PD e vendosur për t’i shkuar deri në fund çështjes “Becchetti”

Pak kohë më parë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka dënuar Shqipërinë me 110 milionë euro, për konfliktin me biznesmenin...

Hoxhë Hasan Tahsini, në fokus të Akademisë për Studime të Çamërisë

Hoxhë Hasan Tahsini ka qenë në fokus të Akademisë së Studimeve për Çamërinë. Simpoziumi shkencor i Akademisë së Studimeve për Çamërinë është mbajtur në...