Vrasja e dy motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani nga ish-partneri i tyre Përparim Ademi, ka bërë bujë edhe në mediat greke.
Sipas ERT, Ademi ka kryer një sërë krimesh të rënda në Greqi për shkak se vrasja e dyfishtë e motrave në Tiranë ka zbuluar pikërisht tregtinë e foshnjave në Selanik.
Nga dëshmitë e familjarëve të motrave, bëhet e ditur se Ademi i ka sjellë për disa kohë në Selanik për të punuar si prostituta dhe dyshohet se kanë shitur rreth 10 foshnje.
“Ai e mori motrën time të vogël me aeroplan dhe e çoi në Selanik. Atje, ai e vuri atë dhe motrën time tjetër për të punuar si prostituta. “ Ndërkohë, ai i la ata shtatzënë dhe i detyroi të shesin fëmijët e tyre.”, tha motra e viktimave Adriana.
Autori i krimit, ka pranuar në dëshminë e tij pas arrestimit, se me bashkëshorten dhe dy motrat udhëtonin drejt Greqisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 dhjetor 2020, në zonën e Astirit. Ademi ekzekutoi me kallashnikov të dyja motrat, dhe u kap nga policia dy orë më pas.