E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
-0.5 C
Tirana

Mediat greke nxjerrin videon, si u rrah për vdekje i burgosuri shqiptar

Në burgjet greke  kanë ndodhur shumë përleshjeve mes shtetasve të ndryshëm, ndërsa duhet thënë se ka pasur disa shqiptarë të plagosur apo vrarë si pasojë e sherreve.

Rasti më i fundit ndodhi mbrëmë në burgun e Koridhallos në Greqi, ku u plagos një shqiptar 30-vjeç, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Në një dokumentar të publikuar në mediat greke, kanë dalë pamjet e një tjetër sherri që daton më 14 janar të këtij viti.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një i burgosur goditet me grushte dhe thikë nga disa të dënuar brenda. Sipas mediave fqinje, personi që vrapon i mbuluar me gjak është shqiptar.

Ndërsa shihet qartë neglizhenca e gardianëve për të qetësuar gjendjen. Në pamje duket momenti kur i lënduari transportohet në spital i mbuluar me gjak.

Pikërisht në këtë datë në burgun e Koridhallos në Greqi ka humbur jetën gjatë një përleshje shqiptari Albert Bako, por grekët në videon e publikuar nuk saktësojnë nëse bëhet fjalë për të njëjtën ngjarje. Kjo pasi emri i personit në video nuk jepet, duke ngritur dyshime për identitetin e tij, nëse përkon me atë të Bakos.

Sipas dokumentarit,  nga kaosi në burgjet greke në 10 muajt e fundit janë shënuar 26 viktima, ndërsa akuzohet qeveria se po përpiqet që të mbulojë atë që ndodh në burgje.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

8 gra dhe 8 burra: qeveria gjermane hap rrugën për barazi gjinore

Për herë të parë në 16 vjet, Gjermania do të drejtohet nga një burrë. Por megjithëse Angela Merkel po ia dorëzon kancelarinë një pasardhësi...

OBSH: Vaksinat duhet të funksionojnë kundër variantit Omicron

Vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë ende njerëzit që kontraktojnë variantin Omicron nga rastet e rënda të Covid, thotë një zyrtar i Organizatës Botërore të...

Fishekët e Yuri Kim, kapsolla deri më sot…

Nga: Eduard Zaloshnja Pasi Sekretari i Shtetit Blinken e shpalli Berishën persona non grata, Ambasadorja Yuri Kim, tek shkallët e ShQUP-it, u bëri thirrje anëtarëve/votuesve të PD-së...

Escobar me agjendë të qartë kundër korrupsionit, shmanget takimi me Metën

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vjen në Tiranë me një agjendë të qartë kundër korrupsionit të politikanëve shqiptarë. Ambasada e...

“Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë”, Rama uron të rinjtë për 8 dhjetorin

Në ditën e Rinisë, kryeministri Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku thotë se kjo datë i kushtohet vetëm të rinjve. “MIRËMËNGJES dhe me...