E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Mediat greke: BE, projekt hekurudhor Greqi-Shqipëri

Greqi-Shqipëri mund të lidhen shumë shpejt në rrugë hekurudhore. Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian publikoi Deklaratën e Procedurës së Hapur për Kontratën e Shërbimit për zbatimin e vlerësimit dhe përzgjedhjen e investimeve në kuadër të projektit të titulluar “Iniciativa për përmirësimin e transportit ndërkufitar përmes lidhjes hekurudhore midis Krystalopigi dhe Pogradecit” me akronimin ‘Hekurudha CB’.

Sipas këtij projekti pritet krijimi i një linje të re hekurudhore me një gjatësi totale prej rreth 130 km. Kështu ka shkruar në faqen e tij televizioni grek, Star, sipas të cilit po bëhen studimet e nevojshme për ndërtimin e linjës së munguar midis dy vendeve.

Ky projekt është pjesë e projektit “CB RAILWAY” i cili synon të zhvillojë një plan të përbashkët strategjik investimi për lidhjen e Greqisë dhe Shqipërisë, përmes një linje të re hekurudhore në perëndim nga Krystallopigi (ose Ieropigi) në Pogradec dhe juglindje deri në Aeroportin K, me një gjatësia totale prej rreth 130 km.

Presidenti dhe CEO i ERGOSE z. Christos Vinis, vuri në dukje se projekti ka të bëjë me ndërlidhjen e Greqisë me Ballkanin dhe Evropën hekurudhore. “Ky është një tjetër hap vendimtar drejt arritjes së qëllimit kombëtar për ta kthyer Greqinë në një “qendër” rajonale për sektorin e logjistikës dhe transportit në rajonin e më gjerë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...