E hënë, 29 Nëntor, 2021
10.5 C
Tirana

Media kosovare “nxijnë” Ramën dhe Bashën: Pse heshtën për masakrën e Reçakut

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ia ka kushtuar asnjë germë përvjetorit të 21-të të masakrës së Reçakut, ku u ekzekutuan 45 civilë shqiptarë.

Postimet e fundit në Facebook të Ramës kanë të bëjnë me disa realizime të projekteve në Shqipëri, kurse në llogarinë zyrtare në Twitter, Rama sot nuk ka qenë fare aktiv.

Njësoj sikur Rama ka vepruar edhe rivali i tij, kryetari i PD-së, Lulzim Basha. As ky nuk e ka thënë asnjë fjalë për përvjetorin e masakrës së kryer nga forcat serbe më 15 janar 1999.

Për masakrën e Reçakut, Edi Rama iu përplas me një gazetare në Tiranë në ditën kur po mbahej samiti i ‘Mini-Schengenit Ballkanik”, ku prezent ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili pak ditë më përpara kishte thënë se masakra e Reçakut ishte trillim.

Gazetarja ia ka përmendur Ramës gjenocidin dhe krimet e Serbisë, derisa Rama i kishte thënë asaj se po bënte pyetje patetike. Ndryshe nga Rama, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dje ishte për homazhe në Reçak së bashku me presidentin e vendit, Hashim Thaçi. Kurse, ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, duke kujtuar masakrën e Reçakut, ka thënë se “njëzet e një vjet më vonë ende kujtojmë nevojën për vënie para drejtësisë të frymëzuesve politikë dhe zbatuesve ushtarakë e spastrimit etnik dhe veprimeve gjenocidiale në Kosovë“.

Po ashtu, Rama gjeti ditën e sotme që të dërgoj padi ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, për një deklaratë të tij që e kishte thënë në emisionin Pressing në T7.

Lexo edhe :   Rama njofton hapjen e rrugës së Arbrit (VIDEO)
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...