Meta përplaset fizikisht me policinë bashkiake: Do iu çoj në burg (Video)

Teksa na ndajnë pak më shumë se një muaj nga zgjedhjet parlamentare e 25 prillit, situata politike në vend sa vjen dhe tensionohet.

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta është përplasur fizikisht me Policinë Bashkiake në zyrat e Partisë Fryma e Re Demorkatike (FRD), e drejtuar nga Sali Shehu.

Me vendim të Bashkisë Tiranë, policia bashkiake ka shkuar të lirojë zyrat e selisë së FRD-së, me argumentin se është e amortizuar, por sipas Shehut është një goditje politike në mes të fushatës.

Ndërkohë, vetë Kreu i Shtetit ka shkuar në këto ambiente, duke u përplasur fizikisht me policinë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “ë largohen ose do i çojë në burg me duart e tij.

“Përjashta se thërras gjithë Tiranën. Pse dhunoni partinë e opozitës? Dilni përjashta mos krijoni probleme, kaq po ju them se do iu çoj në burg me duart e mia, kaq po iu them”, kanë qenë fjalë e Presidentit.