E enjte, 28 Tetor, 2021
5.5 C
Tirana

“Je bërë shumë e bukur”/ Kapet 45-vjeçari që abuzoi me mbesën e mitur

Një 16-vjeçare u përdhunua nga xhaxhai i saj, i cili tashmë është vënë në prangat e policisë. Fatmir Jonuzi, 45-vjeç, nga fshati Grabian në Divjakë, rezulton person me precedent penal dhe kishte vetëm dy javë që ishte liruar nga burgu. Të miturës shpesh ia kishte vënë në dukje se ajo ishte e rritur, dhe se ishte bërë shumë e bukur. Adoleshentja i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, për të parë nëse është defloruar.

Abuzuesi i 16-vjeçares sapo kishte dalë nga burgu. Arrestimi i të dyshuarit, Fatmir Jonuzi, erdhi pas disa orëve kërkim në një zonë pyjore, ku qëndronte i fshehur. Denoncimi në polici ishte bërë nga mbesa, sipas së cilës ka rënë pre e një abuzimi seksual nga xhaxhai i saj.

Menjëherë në kërkim të 45-vjeçarit u vunë FNSH-ja e Fierit, si dhe efektivë të Komisariatit të Divjakës. Pas disa orësh kërkime, ata arritën ta prangosnin.

Deklarata e policisë

“Pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 16-vjeçe, se shtetasi F. J., ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj, efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë, në bashkëpunim me FNSH Fier, pas disa orësh kërkimesh bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e 45-vjeçarit, i cili ishte fshehur në një pyll të zonës së Divjakës”, bëhet e ditur nga policia.

I akuzuari, person problematik

I akuzuari rezulton person me precedent penal, dhe kishte vetëm dy javë që ishte liruar nga burgu. Ai ka katër fëmijë, dy prej të cilëve janë të gruas nga një martesë e mëparshme. Fqinjët e përshkruajnë 45-vjeçarin si person problematik, por thonë se nuk e kishin imagjinuar se do të arrinte deri në këtë pikë.

E mitura jetonte me gjyshen

E mitura ka pak vite që ka humbur babain, dhe jetonte me gjyshen. Adoleshentja i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, për të parë nëse është defloruar. Përgjigjja pritet të dalë pas disa ditësh, ndërkohë që materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë. Në deklarimin e bërë në polici, 16-vjeçarja ka rrëfyer se xhaxhai kishte nisur ta ngacmonte që prej kohës kur kishte dalë nga burgu.

“Qëkur u lirua, më thoshte shpesh që isha bërë shumë e bukur dhe që tani isha rritur”, ka deklaruar para oficerëve të policisë dhe në prani të psikologes vajza e abuzuar seksualisht, e cila pas ngjarjes është marrë në mbrojtje nga institucionet shtetërore të përkujdesjes, duke e strehuar në një banesë sociale.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Naftëtarët e Ballshit mblidhen para uzinës: Të opozitës vinë vetëm për votat

Naftëtarët e Ballshit janë mbledhur paraditen e sotme para uzinës në një tubim, pasi ende nuk ka një vendim se çfarë do të bëhet...

Pse askush në PD nuk po gëzon për “kandidaturën” e Sali Berishës?

Nga: Mero Baze Sali Berisha shpalli për herë të tretë kandidaturën e tij për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Herën e parë më...

“Foltorja sjell largimin e Bashës e Ramës”, Topalli mbështet Berishën

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka deklaruar se “Foltorja” e Sali Berishës ishte iniciativa më e mirë që mund të ndodhte nga lideri historik i demokratëve....

“35 mijë euro kush vr*t Albin Kurtin”, policia rrethon banesën e kryeministrit

Forca të shtuara të policisë kanë qëndruar pranë shtëpisë së kryeministrit Albin Kurti, pas informacioneve për kërcënim. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye,...

U përurua në maj, Spitali Memorial i Fierit ka mungesë ilaçesh

Spitali Rajonal Memorial i Fierit hapi dyert për qytetarët në muajin maj të vitit 2021. Tashmë jemi në muajin tetor, dhe një qytetar nga...