Me të shkuar kriminale dhe 3 mbiemra/ Kush është i riu që u ekzekutua në Vlorë

Taulant Gjikaj (Manaj, Beqiraj) është 31-vjeçari i cili u ekzekutua në mes të qytetit të Vlorës pasditen e sotme.

Mësohet se ai lëvizte në qytet me armë zjarri në brez dhe është një person me të shkuar kriminale. Ai është djali i një ish-punonjësi të policisë.

I cilësuar si i rrezikshmi i Vlorës, Taulant Manaj (Beqiri) ishte arrestuar nga policia për ngjarjen e datës 27 shkurt në Vlorë, pas një konflikti mes dy grupeve, ku kishte mbetur i plagosur vetë ai.

Pas ngjarjes dhe arrestimit, policia vendosi masën e sigurisë arrest në shtëpi për të, por edhe pse në këtë masë sigurie Manaj u kap në flagrancë nga policia teksa lëvizte me një automjet me armë brenda tij.

Në gusht të vitit 2018, Manaj (Beqiri) u lirua nga gjykata e faktit dhe gjyqtarja Herla Çela, e cila konfirmoi se ishte njohur vetëm me rastin e fundit, ndërsa në dosje nuk kishte asnjë informacion se Taulant Manaj ishte person i përfshirë edhe në ngjarjen e datës 27 shkurtit.