E mërkurë, 16 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

“Me shumë ‘vrull’ ka nisur mandati i tretë”, mesazhi i Artan Hoxhës ndaj Ramës

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha, ka reaguar me një mesazh të fortë lidhur me dy ngjarjet kriminale ndodhur gjatë mesnatës në Vlorë dhe Lushnje. Duket se krimi nuk ka të ndalur, e dita-ditës shtohen bilancet tragjike.

Hoxha i është drejtuar me një mesazh publik kryeministrit Rama, duke i vënë në dukje me tone ironike se mandati i tretë ka nisur i vrullshëm. Shkëlzen Velaj i cili u ekzekutua mbrëmë është vëllai i Ardi Velajt, i cili mbeti i vrarë në ngjarjen e rëndë të vitit 2015, e cila ka marrë dhe emrin “Masakra e Çoles”.

Po dje, një sherr që ka nisur për rakinë përfundoi me një të vdekur e një të plagosur, më konkretisht babë e bir. Sofokli Shani mori armën dhe qëlloi për vdekje Rako Qorrin dhe plagosi djalin e këtij të fundit. Shani, i cili ka qenë në gendje të dehur, ka qëlluar me karrige në kokë 62-vjeçarin. Më pas djemtë e 62-vjeçarit kanë dhunuar Sofokli Shanin, i cili më pas është larguar, ka shkuar në banesë ku ka marrë armën dhe ka kryer vrasjen.

Statusi

AK-47 “pandemia” e vertete qe po merr jetet e shqiptareve….

Kjo “kolere” po merr jetet e të rinjve, jo jetet e të semureve apo te moshuareve…

Dhe nuk luftohet as duke pritur vaksinat në Rinas dhe as duke mallkuar me “kokat hengshin”…

Komandant, si shume me “vrull” ka nisur ky mandati i trete???!!!!

Ndale pak hapin, se nuk po i hyn tmerri vetem popullit, por edhe AK-47 vet per rendimentin e larte te vdekshmerise….

Lexo edhe :   “Ka thënë gjëra të rënda për mua”, Zheji flet për prishjen e miqësisë me Ramën

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...