E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

Më shumë se gjysma e të rriturve në SHBA, të vaksinuar kundër Covid-19

Më shumë se gjysma e të rriturve në Shtetet e Bashkuara janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, ka thënë Shtëpia e Bardhë të martën.

Presidenti amerikan Joe Biden e pati vënë 4 korrikun si datë kur 70 për qind e popullsisë amerikane do të duhet të ketë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Ky lajm vjen në kohën kur liderët federalë, shtetërorë dhe lokalë, tentojnë t’i bëjnë vaksinat të qasshme për të gjithë, dhe luftojnë hezitimin, frikën dhe dezinformatat për vaksinën.

“Tani, kur edhe një javë ka mbetur në maj, gjysma e të gjithë të rriturve në SHBA janë të vaksinuar plotësisht”, ka thënë Këshilltari për COVID-19 i Shtëpisë së Bardhë Andy Slavitt.

Numri i të infektuarve në nivel kombëtar ka rënë ndërkohë që shkalla e vaksinimit është rritur.

Udhëheqësja e Qendrave amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Rochelle Walensky, ka thënë të martën se mesatarja shtatëditore e infektimeve në SHBA është nën 23,000 në ditë, apo rreth 25 për qind më pak sesa java parapake.

“Duhet të kemi kujdes, mirëpo shpresoj se trendi i rënies do të vazhdojë”, ka thënë Walensky, duke shtuar se njerëzit që nuk janë vaksinuar duhet të ndjekin udhëzimet për distancim fizik dhe vendosje të maskave.

Personat e moshave deri në 12-vjeçare tani mund të marrin vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech, derisa kompania tjetër Moderna ka thënë se vaksina e saj është tejet efektive te adoleshentët, çka hap rrugën për autorizim të saj në SHBA për të rinjtë e kësaj moshe.

Një numër në rritje i shteteve kanë liruar masat e vëna për luftim të koronavirusit.

Lexo edhe :   SHBA/ U zu për maskën në dyqan, gjykata e dënon me 10 vite burg

Udhëtimet në SHBA janë në rritje, derisa maskat janë ende të detyrueshme në transportin publik./REL/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

‘Anëtarëve iu mohua e drejta për të votuar’, grupimi ‘Për PD’ zbardh shkeljet

Grupimi 'Për PD-në' ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar arsyet pse Basha fitoi një mandat të tretë në krye të...

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...