“Me shqiponjën dykrenare”, kush është shqiptari që udhëhoqi protestën pro Trump

Si asnjëherë më parë në historinë e SHBA-së, dje Kongresi u sulmua në momentin që ishte mbledhur për të certifikuar votimin e Kolegjit Zgjedhor, ku i jep dritën jeshile Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Pamjet tejet të rënda ishin ato që u shpërndanë në media anembanë botës, ku tregonin përplasjen fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë. Qindra mbështetës të Trump sulmuan ndërtesën e Kongresit të SHBA në Uashington.

Pretendimi kryesor nga Administrata Trump ka të bëjë me manipulimin e zgjedhjeve nga ana e demokratëve. Një nga organizatorët e protestës ishte dhe John Alite, me origjinë shqiptare dhe një nga mbështetësit më të zjarrtë të Trump.

Mes turmës së protestuesve identifikohet mjaft lehtë, teksa mban të veshur me një triko të kuqe dhe me shqiponjën dykrenare të stampuar në të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by John Alite (@truejohnalite)