E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

“Me rëndësi shëndeti, të tjerat rregullohen”, Armina Mevlani flet për Berishën

Pas shpalljes “non grata” të Berishës, me interes të shtuar është edhe reagimi i familjarëve të ish-kryeministrit. Partnerja e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani, nuk i ka shpëtuar pyetjeve të ndjekësve të saj në rrjetet sociale, duke dhënë edhe ajo një koment në lidhje me këtë situatë të nxehtë.

Blogerja e famshme thotë se kryesorja për të është shëndeti i njerëzve të dashur, dhe se gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon. Sipas saj, çdo gjë ka prapavijë politike.

Armina është e përjashtuar nga vendimi i DASH, dhe mund të udhëtojë e lirë në SHBA. Vendimi përfshin fëmijët e ish-kryeministrit dhe bashkëshorten e tij.

Në intervistën e fundit në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ish-kryeministri Sali Berisha i cilësoi politike akuzat e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, që e shpalli atë “non grata”.

Berisha hedh poshtë akuzat se ai apo familja e tij të jenë pasuruar në mënyrë të paligjshme, për shkak të pushtetit që ai ka pasur. “Nëse gjeni pasuri të miat, ua kam falur. Fëmijët e mi nuk kanë marrë asnjë lek nga shteti”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

‘Basha vodhi zgjedhjet’, grupimi ‘Për PD’-në zbardh shkeljet

Grupimi 'Për PD-në' ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar arsyet pse Basha fitoi një mandat të tretë në krye të...

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...