E martë, 19 Janar, 2021
-4 C
Tirana

“Më quante Goni, jo Nesim!”/Vrau nënën, Gjykata jep masën e sigurisë për 54-vjeçarin

Gjykata ka nxjerrë masën e sigurisë “arrest me burg” për Nesim Demollarin, i cili akuzohet për vrasjen e nënës së tij. Para trupit gjykues, 54 vjeçari hedh poshtë akuzat e prokurorit.

Ai jo vetëm që nuk e pranon krimin, por e konsideron veten të pafajshëm, pasi i shërbente dhe kujdesej për të prej vitesh. Sipas Demollarit, nëna vuante nga sëmundja e sklerozës.

“Nuk janë të sakta çfarë tha prokurori. Mamanë e gjeta në korridor. E ushqeja unë. Bënte veprime të pandërgjegjshme. Me quante Goni, jo Nesim. Dilte nga shtëpia vetë, ishte me sklerozë, binte dhe rrëzohej vetë.

E gjeta midis banjos dhe korridorit të shtrirë. E çova në dhomë. I shërbej prej vitesh. Kishte renë nga divani në kokë. Dy ditë më parë vrau syrin. Nuk e kam vrarë, vdiq vetë. Pasi vdiq, mora vëllanë në telefon.

Kam punuar 20 vite në Greqi. Jam i pafajshëm. Të gjykohem i lirë. Dua të punoj, se nuk kam të ardhura”, mësohet të ketë thënë ai. Në Gjykatë kanë dhënë dëshmi edhe fqinjët e viktimës, të cilët janë shprehur se Nesim Demollari e ka qëlluar për vdekje nënën e tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...