E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

“Më quani tradhtar, nuk mërzitem”/ Djali i Olldashit ‘lë në baltë’ demokratët, ja çfarë propozon

Djali i deputetit të ndjerë, Sokol Olldashi, Glauk Olldashi, ka komentuar situatën në Partinë Demokratike në përfundim të zgjedhjeve të 30 qershorit. Në dallim nga Basha, që e cilëson 30 qershorin si ditë feste, ai thotë se PD tanimë nuk ka asnjë pushtet.

Glauk Olldashi që në krye të statusit bën me dije se nuk ka votuar, ndonëse ishte një ditë të cilën e kishte pritur për të shprehur vullnetin e tij. Djali i një prej eksponentëve të lartë të Partisë Demokratike, teksa bën një analizë të situatës që ka degraduar, është i mendimit se tek zgjedhjet e 30 qershorit, nuk u testua besimi i popullit shqiptar.

Po kështu, Glauk ka edhe një as nën mëngë, se si mund të zgjidhet kjo situatë. “Për mendimin tim do na bënte mirë një proces zgjedhor, për ristrukturimin e partisë tonë”, shkruan ndër të tjera ai.

Statusi

“E Diela ishte dita në të cilën do të kisha ushtruar për herë të parë të drejtën e votës. Nuk e bëra, edhe pse e kisha pritur këtë ditë prej kohësh.​

Demokratët nuk i janë trembur kurrë proceseve zgjedhore sepse ato janë për ne prova dhe sprova e demokracisë. PD-ja fiton zgjedhje vetëm kur ndjell besim dhe frymëzon demokratët dhe të gjithë shqiptarët që edhe pse nuk kanë bindje të caktuara politike besojnë tek fryma që forca jonë përfaqëson.

A është në popull ky besim? Zgjedhjet e 2015 dhe 2017 treguan që, Jo. Tek procesi i 2019 nuk e testuam besimin e popullit. Tashmë ky akt, i cili i dha 61 bashki PS – A do t’i vlejë kësaj force politike? Po për ne a do të vlejë?

Fakti i hidhur është që PD nuk do të menaxhojë më asnjë pushtet. Kush ka faj? Sigurisht që përgjigja që na vjen në mendje kur na pyesin është “vetja”. Por, demokratët nuk u pyetën për vendimin e mospjesëmarrjes, në fakt demokratët jo vetëm që nuk pyeten më në PD, por edhe kur ndonjëri guxon të kundërshtojë shpallët “tradhëtarë”. Kjo mendësi komuniste, edhe pse e huaj për partinë tonë, na ka “infektuar”.

Ç’farë është kura? Për mendimin tim do na bënte mirë një proces zgjedhor për ristrukturimin e partisë tonë.

P.S., Po më quajtët tradhtar……. nuk mërzitem.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...