Aktualitet

“Më qëllonin që të bëhesha ushtar”, fjalët e para të Alvinit


               Publikuar në : 17:58 - 08/11/19 M S

11-vjeçari Alvin Berisha tashmë ndodhet pranë babait dhe motrave të tij, të cilët e kanë pritur në aeroportin e Romës. Pas mbërritjes në shtëpi, Alvini ka folur për “La Stampa”, ku ka rrëfyer disa nga momentet e vështira që ka përjetuar në kampin e “vdekjes”, Al-Hol.

Ai ka thënë se jetesa ka qenë e vështirë, ku e mësonin që të bëhej ushtar. “Ata më mësonin të bëja luftë. Gjithmonë më qëllonin dhe më bërtisnin se duhet të bëhesha ushtar. Më detyruan të flas vetëm në arabisht”,  është shprehur Alvini, pas mbërritjes në shtëpi.

Djali i mitur u rrëmbye nga e ëma Valbona Berisha, e cila para pesë vitesh mori Alvinin e vogël dhe u nis drejt Sirisë, pa pyetur askënd për t’u bërë bashkë me forcat e ISIS.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT