Në ndeshjen mes Watford dhe Crystal Palace është shënuar dhe goli i javës ose të muajit në Premier League. Ka qenë lojtari i Watfordit, Jose Holebas, i cili ka shënuar një gol spektakolar. Nuk është e qartë se çfarë kishte në mendje futbollisti, të krosonte apo të kërkonte rrjetën, por topi përfundon në rrjetë duke mposhtur portierin në mënyrë spektakolare.