E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

“Më plagosën, ndihmë”/ Ekzekutimi i Anton Kelit, kërkoi ndihmë te marketi

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e Anton Kelit në Rrëshen. Mësohet se sapo ka hapur derën e automjetit të tij, ai është qëlluar me breshëri automatiku nga disa persona ende të paidentifikuar. Megjithatë ka mundur të shpëtojë i gjallë për disa çaste.

Me plumba në trup ai është drejtuar për në marketin e lagjes, ku edhe ka kërkuar që ta ndihmojnë sepse e kishin plagosur. Të pranishmit kanë njoftuar menjëherë autoambulancën por rrugës për në spital, 51-vjeçari ka ndërruar jetë.

Mësohet se Keli ishte djali i hallës së Preng dhe Tonin Gjinit, dhe dyshohet se shkak për vrasjen e tij dyshohen se ka lidhje me hasmëritë e vjetra në qytetin e Rrëshenit.

Armando Gjini, u vra më 12 gusht 2019 në një atentat në qendër të Rrëshenit, në prani të gruas dhe djalit. Ai ishte pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur nga mediat turke si “Eskobari shqiptar”.

Vëllait të Armando Gjinit, Preng Gjinit iu bë një atentat me eksploziv në muajin shtator, por arriti të shpëtonte. Mësohet se Anton Keli është nip i familjes Gjini.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...