Nga nesër në orën 13:00 e deri të hënën në orën 05:00, gjithçka do të jetë e mbyllur në vendin tonë. Kjo fashë orari aplikohet për çdo fundjavë, e ndërsa Rama njofton se pavarësisht trendit në rënie të të infektuarve, kjo masë do ndërmerret sërish.
Sakaq, nga e hëna fasha orare do të zgjatet deri në orën 17:30, dhe se autorizimet për leje-daljet për të bërë pazarin për shtëpi do të jenë 90 minuta. Deri më tani, çdo qytetarë që kërkonte leje për të kryer shpenzimet e ditës, i jepej vetëm një orë.
Në situatën e krijuar pas pandemisë, qeveria shqiptare mori masa të menjëhershme për izolimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre, me qëllim evitimin e ekspozimit dhe grumbullimit të tyre në ambientet publike.
Në dispozicion u vendos shërbimi online, përmes të cilit qytetarët mund të aplikojnë për të përfituar nga leja e daljes. Leja është për një datë të caktuar, dhe zgjat vetëm një orë, brenda fashës orare: 05.00-13.00. Por siç duket, ky rregull nuk do të gjejë me zbatim nga e hëna.
Statusi
? NESËR ËSHTË DITA E FUNDIT ME FASHËN ORARE DERI NË 13.00?
? NGA NESËR NË 13.00 DERI TË HËNËN NË 05.00 GJITHÇKA DO TË JETË E MBYLLUR DHE TË GJITHË NË SHTËPI?
? NGA E HËNA, FASHA ORARE DO TË ZGJATET DERI 17.30 DHE AUTORIZIMET PËR LEJE-DALJE PËR PAZAR DO TË JENË 90 MINUTA?
Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë??