Shqipëria

Me mision në Londër, zbulohet detyra e re e bashkëshortes së Ramës

               Publikuar në : 08:12 - 12/06/19 M. S

Bashkëshortja e kryeministrit Rama do të marrë një detyrë të re. Ndryshe nga bashkëshorti i saj, i cili qëndron në koherencë të plotë me qytetarët, median e rrjetet sociale, ajo ka zgjedhur që të bëjë një jetë jo publike. Ajo ka zgjedhur që ti dedikohet familjes së saj të shtrenjtë, e po kështu një rol të rëndësishëm luan edhe profesioni i saj.

Së fundmi është zbuluar edhe detyra e saj më e re. Linda Rama do të udhëtojë drejt Londrës, për të kryer një mision. Ajo do të jetë folësja kryesore në Samitin Global të Gruas në Londër, që zhvillohet në datat 13-14 korrik.

Lajmin e ka bërë me dije kryetarja e kësaj shoqate, Mirela Sula.

“Është zyrtare, Linda Rama, gruaja e kryeministrit të Shqipërisë do të jetë folësja jonë kryesore në Samitin Global të Gruas në Londër – Bashkohu me ne në 13-14 korrik”, shkruan Sula.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT