Stil

“Më mirë letër higjienike, se sa pyetje injorante”, reagon ashpër Peter Handke


               Publikuar në : 16:24 - 07/12/19 M D

Fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë Peter Handke ka reaguar ashpër ndaj gazetarëve duke iu thënë publikisht në një konferencë për shtyp: “nuk është momenti për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja injorante”.

Në lidhje me protestat e zhvilluara, Handke rikujtoi një vizitë në Norvegji në vitin 2014-të, kur ai fitoi çmimin “Ibsen”: “Kishte shumë protesta kur shkova në Teatrin Kombëtar të Oslos. Shumë thirrje të tipit ‘fashist, fashist’. Doja të bisedoja me këto zonja dhe zotërinj, por ata nuk donin të flisnin me mua”.

Handke gjithashtu foli për një letër higjienike të cilën ai e kishte marrë nga një kritik anonim: “Unë preferoj më mirë një letër higjienike, një letër anonime me letër higjienike brenda, sesa pyetjet tuaja boshe dhe injorante”.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT