E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
10 C
Tirana

Me mijëra persona marshojnë të revoltuar në Gjermani, arsyeja e protestës

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

Me mijëra vetë marshuan në Berlin të shtunën për të protestuar kundër masave të vendosura në Gjermani për të frenuar pandeminë e koronavirusit, duke thënë se ato shkelin të drejtat dhe liritë njerëzore.

Mes demonstruesve, që sipas një vlerësimi të policisë ishin rreth 17 mijë vetë, kishte besnikë të kushtetutës, aktivistë kundër vaksinimit si dhe një prani e vogël përfaqësuesish të ekstremit të djathtë.

Protestuesit mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Po bëjmë një zhurmë sepse ju po na vidhni lirinë!” si dhe “Mendohuni! Mos vendosni maska!”

“Kërkesa jonë është t’i rikthehemi demokracisë”, tha një protestues që nuk pranoi të identifikohej.

“Maskat të cilat na skllavërojnë duhet të hiqen nga përdorimi”, shtoi ai.

Protestat pasuan një thirrje për miting nga Michael Ballweg, një sipërmarrës si dhe një politikan që nuk i takon kastës aktuale politike i cili ka organizuar mitingje të ngjashme në Stutgart e po kandidon për t’u bërë kryetar i bashkisë së këtij qyteti.

Policia ngriti një padi kundër organizatorit duke thënë se dështoi të garantojë sigurinë e marshuesve, të cilët protestuan pa maska e nuk ruajtën distancën fizike mes tyre.

Politikanët kryesorë e kritikuan protestën. Bashkëudhëheqësja e Social Demokratëve Saskia Esken i quajti ata “kovidiotë”, një term që po përdoret kundër atyre që nuk zbatojnë rregullat që lidhen me pandeminë.

“Ata jo vetëm që vënë në rrezik shëndetin tonë, por po rrezikojnë sukseset tona kundër pandemisë”, shkruante zonja Esken në një postim në Twitter, partia e të cilës është në koalicionin me Kancelaren Angela Merkel.

Lexo edhe :   Gjermani: Makina përplas për vdekje dy persona, plagosen dhjetra të tjerë

Pas suksesit fillestar të Gjermanisë në frenimin e pandemisë, infeksionet po rriten sërish.

Më shumë se 200 mijë vetë janë prekur nga COVID-19 dhe gati 1 mijë kanë vdekur si pasojë e virusit. Shumica e gjemanëve i kanë respektuar masat që përfshijnë vendosjen e maskave në ambjente të mbyllura.

Lexo edhe :   Gjermani: Makina përplas për vdekje dy persona, plagosen dhjetra të tjerë

Qeveria sapo ka nxjerrë që urdhër që e bën të detyrueshëm kryerjen e testeve për ata gjermanë që shkojnë të pushojnë në zona me rrezik të lartë. Por një pakicë vazhdon t’i kundërshtojë kufizimet.

“Dëgjohen vetëm disa shkencëtarë në mbarë botën që ndjekin udhëzimet e drejtuesve të qeverisë”, thotë protestuesi Peter Konz.

“Atyre që kanë pikëpamje të ndryshme u mbyllet goja, censurohen ose diskreditohen si mbrojtës të teorive konspirative”. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull

Gazetari Nikoll Lesi, ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij Agron Gjekmarkaj, për të cilin ka folur me superlativa. Në një shkrim në gazetën...

Video/ Njëri asiston dhe tjetri shënon, shqiptarët shkëlqejnë në Norvegji

Futbollisti shqiptar, Veton Berisha, vazhdon të shkëlqejë në Norvegji me skuadrën e Viking. Kosovari ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës ditën e sotme, teksa ka...

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Kemi një rrugë të gjatë dhe me kthesa përpara

I dërguari special për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajcak ka folur në lidhje me ecurinë e tij. Sipas mediave, në një konferencë kushtuar 25...

Qeveria afgane dhe talibanët, marrëveshje historike në bisedimet për paqe

Zyrtarët e Qeverisë afgane dhe përfaqësuesit e talibanëve kanë thënë se janë pajtuar në parim për një marrëveshje të zhvillimit të bisedimeve për paqe. Kjo...

Jo më 14 ditë, CDC shkurton periudhën e karantinës pas infektimit me Covid-19

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të shkurtojnë kohëzgjatjen e rekomanduar të karantinës pas ekspozimit ndaj një personi pozitiv për COVID-19. Sipas një...