E premte, 23 Tetor, 2020
22 C
Tirana

Me Metën dhe Ramën, e Majta jonë “klasike” mbyll ciklin

Më të lexuarat

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Turqia eksporton armë anti-dron në Shqipëri

Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e...

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Autoriteti shëndetësor brazilian Anvisa, tha të mërkurën se një vullnetar i cili mori pjesë në një provë klinike të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

Ja cila grupmoshë po infektohet më shumë me Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, pohoi se virusi ka pësuar mutacion gjatë gjithë këtyre muajve, dhe tani shfaqet me simptoma të ndryshme...

“Muajt e ardhshëm do jenë të vështirë”, Mitsotakis: Nga e shtuna me kufizime

Jo vetëm Italia, por edhe Greqia vijon me shifra të frikshme të të infektuarve. Masa të tjera do të hyjnë në fuqi, duke kufizuar...

“Pas 10 ditësh del dhe nuk infekton të tjerët”/Epidemiologu jep lajmin e mirë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një lidhje ‘Skype’ në ‘Wake Up’ në Top Channel, sqaroi udhëzimin më të fundit nga ekspertët e shëndetit, i cili...

Nga: Ben Andoni

Me sherrin, degjenerimin dhe performancën e dy liderave të së Majtës aktuale shqiptare, Ilir Meta dhe Edi Rama, Shqipëria e mbyll ciklin e kësaj të Majte. Pas zgjedhjeve të Prillit, Shqipëria për inerci mund të ketë sërish Edi Ramën (gjasat e të cilit po zvogëlohen disi paçka performancës tejet të dobët të liderit të opozitës), por asnjëherë nuk do të jetë më si më parë.

Për këtë është kujdesur fillimisht Ilir Meta, duke ia përçudnuar ideologjinë LSI-së, partisë së vet duke e kthyer në një parti të etur për pushtet dhe rehatim militantësh. Është e vërtetë që çdo parti lufton për pushtet, por jo duke shkelur parimet, siç ai e ka bërë rëndom.

Sa i përket të Majtës së Edi Ramës, lehtësisht mund të shikosh demokracinë e brendshme të munguar, simbolikën e partisë dhe ciklin e reformave të tij për të kuptuar se e Majta e Sotme e PS-së, që përfaqësohet prej tij, ka humbur de jure dhe de facto ngjyrën, kurse ai është kthyer pak e nga pak në një lider autokratik.

Çuditërisht reformat e tij, që duhet të ndihnin në masë njerëzit e varfër dhe shtresën e mesme kanë ndihur vetëm një kastë, e cila forcohet e forcohet dhe merr e merr pushtet, që është në fakt përtej të Majtës e të Djathtës bashkë. Ata janë e mbeten të paprekshëm.

Kurse varfëria, e cila është rritur frikshëm sot dhe pamundësia e strukturave për ta menaxhuar atë, përveç propagandës që zbardh gjithçka, është tejet e lodhshme. Dikur gazetari i njohur Montanelli e thoshte me një lloj eufemizmi, këtë lloj stadi të ri të së Majtës: “Si ka mundësi që sa herë vinë të Majtët në pushtet, shtohen të varfrit?!” Pa hedhur poshtë vlerat e pamohueshme të së Majtës dhe atë që përfaqëson por edhe ringritjen që i ka bërë vendit, pas dërrmës së të Djathtëve, ajo më shumë po lufton t’i marrë kauzat kësaj të fundit. Dhe, jo më kot, për pronën, identifikimin me të përndjekurit, strukturën dhe institucionet lufton më shumë e ”E Majta” sesa “E Djathta”, e cila i ka pasur në program, e që tashmë diskursin e vet e shtrin mirëfilli në atë politik-populist.

Lexo edhe :   “Edi Rama është i mbaruar”/Basha: Opozita do të fitojë zgjedhjet
Lexo edhe :   “I jam lutur kryeministrit për gjobat”/ Pipero tregon përplasjen me Ramën

Filozofi polak Leszek Kolakowski, në një analizë të qartë për të treguar diferencat e ideologjive, shkruante se: ”Në të dyja sistemet e Majta përpiqet t’i bazojë mundësitë e saj në eksperiencën dhe prirjet evolucionare të historisë; ndërsa e Djathta është shprehja e kapitullimit përballë situatës së momentit. Prandaj e Majta mund të ketë ideologji politike, ndërsa e Djathta nuk ka asgjë përveç taktikave. Brenda kontekstit të të dyja sistemeve, e Majta e di se çdo liri njerëzore plotëson një dëshirë të caktuar, por se ekziston edhe nevoja për lirinë si të tillë. E Majta nuk ka frikë nga historia. Ajo beson në fleksibilitetin e marrëdhënieve shoqërore dhe të natyrës njerëzore—në mundësinë e ndryshimit të tyre”.

Kjo është realisht sesi duhet të ishte E Majta, por Shqipëria e sotme është në diktatin e sherrit Ilir Meta dhe Edi Rama, që përpos të tjerave e kanë kanalizuar vendin në një udhë, e cila duket shumë e gjatë drejt integrimeve dhe shumë e shkurtër drejt këtij stadi, që është fundi i të ashtuquajtur të “Majtës” klasike shqiptare. (Javanews)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

U shoqërua në polici, lirohet ish-deputeti Eduart Ndocaj

Ish-deputeti, Eudart Ndocaj është lënë i lirë nga policia. Ndocaj u arrestua paraditen e sotme përpara shtëpisë së At Gjergj Fishtës në Lezhë, teksa pritej...

Rama nga shtëpia e Gjergj Fishtës: Dallimi mes asaj që kishim dhe që duam

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social, Facebook fotot e shtëpisë së rikonstruktuar të shkrimtarit të madh, Gjergj Fishta. Rama thekson se ashtu si...

Shqipëria, rekord në Europë për koncesionet e partneritetit publik privat (PPP)

Shqipëria shënon një rekord në Europë sa u përket angazhimeve jashtë bilancit të qeverisë, që ka marrë për koncesionet e formës së Partneritetit Publik-Privat...

Ende nuk dihet nëse aktakuza ndaj Thaçit, është konfirmuar apo hedhur poshtë

Dhomat e Specializuara në Hagë nuk e kanë njoftuar ende publikun nëse aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndaj presidentit të Kosovës,...

Covid ‘pushton’ Shqipërinë: Dita e tretë rradhazi me mbi 300 raste të reja

Covid-19, duket se ka dalë jashtë kontrollit në vendin tonë. Për të tretën ditë rradhazi, janë regjistruar mbi 300 raste me koronavirus. Gjatë 24 orëve të...