Xhoni Dep (Johnny Depp) duket se ka ngritur padi për shpifje ndaj aktores së njohur amerikane dhe njëkohësisht ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard. Aktori i madh duket se kërkon që ajo ta dëmshpërblejë në shumën 50 milionë dollarë, duke pretenduar se ish-gruaja ka abuzuar ndaj tij duke realizuar “një mashtrim të përpunuar”, raporton “The Telegraph”.
Porse një përfaqësues ligjor, deklaroi në emër të Amber Sheard, për revistën “People”, se “veprimi ishte i pavlerë” dhe se provokimi në adresë së aktores ishte “i pabazë dhe i vrazhdë” – duke shtuar se “ajo do ti përgjigjet insinuatës”.
Besohet se Xhoni Dep provokoi me këtë insinuatë pas një artikulli që Amber Heard shkroi për “Washington Post” në dhjetor, me titull: “Fola kundër dhunës seksuale – dhe u ballafaqova me zemërimin e kulturës sonë. Kjo duhet të ndryshojë”.
Përktheu dhe përshtati TIRANA TODAY!