Policia është përplasur fizikisht me ish-deputetët e opozitës, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari në zonën e Bregut të Lumit.
Konfrontimi ka nisur në momentin kur një prej banorëve të zonës që kundërshton shembjen e banesës ka kërkuar të hyjë për të marrë veshjet apo pajisje të tjera, sepse që në mëngjes ishte shoqëruar në komisariat.
“Më lini që të marr rrobat, se kam qenë gjithë mëngjesin në komisariat, më lini që të marr rrobat”, është dëgjuar të thotë ai, ndërsa policia nuk e ka lejuar, duke irrituat në këtë mënyrë deputetët që të çajnë rrethimin.
Nga pamjet duket qartë momenti kur efektivi i policisë kap për fyti ish-deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliun.