E martë, 26 Janar, 2021
9 C
Tirana

Me kë palë janë Meta e Berisha në Gjykatën Ndërkombëtare, për detin?

Nga: Mero Baze

Kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendoset nga Gjykata Ndërkombëtare. Dy vendet nuk do të zhvillojnë negociata për këtë çështje, por do të bëjnë një betejë ligjore në Gjykatën Ndërkombëtare.

Beteja e Greqisë është të mbrojë marrëveshjen  e vitit 2009 me Sali Berishën, që ndikohet nga referenca si kufi e ishullit të Othonoit.

Beteja e Qeverisë shqiptare është të ndryshojë referenca e kufirit, për t’iu përmbajtur marrëveshjes për shelfin kontinetal që ka parim vijën e mesme të korrektuar, siç e ka bërë Greqia me Italinë, dhe jo nën ndikimin e ishullit të Othonoit, që Greqia e konsideron kufirin e jashtëm të saj.

Se kush do fitojë në Gjykatën Ndërkombëtare nuk është më as në dorë të Shqipërisë, as të Greqisë, pamvarësisht se palët do japin argumentet e tyre.

Problemi i vetëm paksa tragji-komik, është se Greqia ka një palë dhe një qëndrim, dhe mbron idenë që ishulli i Othonoit është referencë.

Pala shqiptare ka dy qëndrime. Qëndrimin e Qeverisë, që kërkon ta zhbëjë këtë referencë, pra ta heqë ishullin e Othonoit si referencë për kufirin, dhe qëndrimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës, që janë me qëndrimin grek, që duhet ruajtur ajo marrëveshje e 2009, që e merr ishullin e Othonoit si referencë.

Çdo gjyq ka gjithmonë dy palë. Vetëm ky gjyq ka tre palë. Dy palë janë me qëndrimin grek, dhe një me atë shqiptar.

Pra kemi Qeverinë greke dhe Sali Berishën e Ilir Metën, që do mbrojnë marrëveshjen e 2009, dhe Qeverinë shqiptare, që do një interpretim të ri.

Tani ne duhet të presim se kush do fitojë, aleanca e Qeverisë greke me Berishën dhe Metën, apo versioni i Qeverisë shqiptare.

Lexo edhe :   Mos dëgjoni përgjimet, besoni sondazhet

Eshtë pak ironike, por kushdo që të fitojë, një palë shqiptare ka për të fituar, ose Qeveria që kërkon pak më shumë det, ose Berisha e Meta me Qeverinë greke, që duan atë det që na la marrëveshja e 2009.

Lexo edhe :   Albinizmi, frymë që i frikon zhvatësit e shqiptarisë

Hajt me fat, se barazimin e kemi në xhep. Në atë xhep ku mban Qeveria greke marrëveshjen e Berishës e Metës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I doli emri tek përgjimet, Ilir Kulla i çon mesazh gazetarit live në emision

Ilir Kulla, këshilltari i presidentit Ilir Meta, ka reaguar pas publikimit të emrit të tij në përgjimet e Ndraghetës në Itali. Gjatë emisionit “Opinion”, Kulla...

Gazetarja Lala: Antonio Gallo ka hyrë dhe ka dalë me dhjetëra herë në Shqipëri

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje të tjera në lidhje me përgjimet e antimafias italiane, ku flitej për politikanë shqiptarë të lidhur me Ndrangheta-n. Ajo...

Përgjimet/ Lubonja: Deklaratë e poshtër e ambasadorit italian, bashkëfajtor

Analisti Fatos Lubonja, e ka cilësuar të poshtër deklaratën e ambasadorit italian, Fabrizio Buçi, i cili reagoi në lidhje me përgjigjet e Antimafias italiane...

Kreshnik Spahiu: Ndragheta nuk hyn tek ne sepse ka frikë nga mafia shqiptare

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka dhënë një ide tjetër lidhur me përgjimet e antimafias për lidhjet e Ndrangheta-s me mafien shqiptare. Sipas tij, Ndrangheta...

Aksident në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë (Emri)

Një aksident i rëndë nga ndodhur në qytetin e Vlorës, ku për pasojë ka humbur jetën një punonjë i policisë. Në aksident janë përfshirë dy...