Aktualitet

Me kapuç në kokë, kapet i shumëkërkuari i Lazaratit


               Publikuar në : 23:01 - 06/11/19 M S

Policia e Shtetit arrestoi mbrëmjen e sotme në Rinas, një nga anëtarët e grupit kriminal që mori pjesë në vrasjen e ish efektivit të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë, Ibrahim Basha, gjatë një aksioni në Lazarat në vitin 2015. Beqo Brahimi u ndalua në Rinas, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi për të dënimin me 8 vjet heqje lirie në mungesë.

Njoftimi i policisë

Shkëmbimi i informacionit mes Interpol Tirana dhe Policisë Belge, çon në pranga një 30 vjeçar të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në orët e mbrëmjes, Policia Kufitare e Rinasit, pas informacionit të marrë nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana, se një i kërkuar për  veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve po vinte me avion nga Belgjika për në Rinas dhe aty mund të prezantohej me dokumente të falsifikuara. Menjëherë në momentin e zbritjes nga avioni bëri arrestimin e shtetasit shqiptar B.B., 30 vjeç, lindur  në Gjirokastër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në bazë të Vendimit Penal nr.269 dt.05.06.2015, të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë,  e cila kishte caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg” për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer  në  bashkëpunim.

Gjithashtu po për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest me burg”,  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja  e narkotikëve”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT