Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Me gurë dhe tymuese ndaj Ministrisë së Arsimit, studenti: Po sillemi si opozita

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Me gurë dhe tymuese ndaj Ministrisë së Arsimit, studenti: Po sillemi si opozita

Nga Anxhela Ferra

Studentët i janë rikthyer protestave. Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë një grup prej tyre janë mbledhur sot para ambienteve të Ministrisë së Arsimit. Protesta ka nisur në orën 12:00 dhe ka zgjatur për një orë. Ata janë mbledhur me pretendimin se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar. Ndonëse kryeministri Rama pak para fillimit të protestës publikoi një video, ku thuhej nëpërmjet shifrave se premtimi ishte mbajtur.

Studentët shprehen për Tirana Today se kërkesat e tyre janë përdorur nga qeveria për show dhe se përsëri arsimi ndodhet në të njëjtat kushte.

“Në fillim ndodhi një propagandë që u shty dhe pagesa për Bachelor dhe Master. Dhe më pas sa për të krijuar një vakantë, sa për të shuar zërin studentor. Por, kur studentët shkuan në banka paguan ato fatura po aq të kripura, njëjtë si në vitin paraardhës.

Aty u pa vërtetë propaganda qeverisëse. Gjatë këtyre muajve na u tha që disa pika kërkojnë afat, siç ishte karta e studentit apo laboratorët. Por, edhe pse po mbaron ky vit ne jemi po njësoj. Nuk është bërë asgjë as për të e as për kërkesat e tjera.”

Në protestë veç një grupi studentësh, ndodheshin edhe pedagogë të cilët i bëjnë thirrje qeverisë për përmirësim të kushteve.

“Vendosëm të rikthemi sepse dihet që Pakti për Universitetin ishte thjeshtë një fasadë. Por, kërkesa jonë kryesore është ndërrimi i sistemit. Sepse me këtë klasë politike nuk mund të ketë një arsim cilësor e as një Shqipëri më të mirë. Kërkesa jonë kryesore dhe urgjente është ‘Rama ik, Basha ik, Meta ik’.”

“Unë jam pedagoge dhe si e tillë që kryeministri mund të nxjerrë shifra, foto, fasada e çfarë të dojë ai. Ne kemi dalë këtu sepse jemi i vetmi vend, të fundit në Ballkan dhe Evropë që kemi mungesë financimi në arsim. Jemi të fundit në Ballkan për pagat e pedagogëve dhe asnjë fokus për arsimin.”

Ndryshe nga protestat e nisura në Dhjetor të cilat kanë qenë të qeta, protesta e sotme ishte e tensionuar. Studentët përdorën tymuese, si edhe kanë thyer me gurë një nga xhamat e Ministrisë së Arsimit.

“Është një revoltë normale, studentët realisht kanë qenë të revoltuar nga gjithçka që ndodhi. Ngaqë u premtuan shumë dhe u bë zero. Dhe ndaj u thyen xhamat e u përdorën tymueset. Vazhdimi i protestave të tjera do të shihet nga reagimi i studentëve të tjerë dhe popullit sa na mbështet.”

“Unë mendoj se çdo protestë i bën mirë vendit. Por, u habita kur pashë të hidheshin tymuese dhe goditeshin xhamat. Mendoj që një veprim i tillë nuk është një ftesë për studentët. Por i largon ata duke i përafruar me opozitën, e mendojnë se është partiake e politike. Ndaj mendoj se ishte diçka e gabuar.”

Studentët thonë për Tirana Today se ende nuk kanë vendosur për vazhdimësinë e protestave, pasi pritet të kenë diskutime të tjera me njëri-tjetrin. Ditën e sotme ata paraqitën një listë me pesë kërkesa, ku kërkonin rrëzimi i ligjit të Arsimit të Lartë.

Arsim cilësor për gjithë të rinjtë duke mundësuar mbështetjen financiare në të dyja ciklet e studimit. Rankim i programeve sipas modeleve më të mira bashkëkohore. Rritja e peshës së përfaqësimit në Institucionet e Arsimit të Lartë. Dhe autonomi reale e IAL dhe jo e diktuar nga bordet qeveritare./ TIRANA TODAY

Tags: edi ramaguramashtroiMinistria e ArsimitPakti për UniversitetinpremtimetprotestaStudentëttensionethyejnë xhamattymuese

TË LIDHURA

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave
Politikë

Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave

21:36 | 06/03/2026
Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Next Post
Dortmund ‘rrëmben’ Hazard, nënshkruan kontratë 5-vjeçare

Dortmund ‘rrëmben’ Hazard, nënshkruan kontratë 5-vjeçare

Juventusi do të bëjë revolucion, 5 lojtarë të formacionit drejt largimit

“Marrëveshje e kryer”, kush do të jetë trajneri i madh që merr drejtimin e Juves

E FUNDIT/ Kryeministri Rama letër publike Bashës, ftesë për dialog

E FUNDIT/ Kryeministri Rama letër publike Bashës, ftesë për dialog







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com