Prokurori i Vlorës Maksim Sota, i cili u vu në pranga ditën e sotme në kuadër të operacionit “Shpirti”, ka mohuar përfshirjen e tij në trafikimin e lëndëve narkotike.e. Sota, i cili aktualisht ndodhet në ”arrest shtëpie” ka folur për gaztaren e Top Channel, Anila Hoxha.
Ai u shpreh se do të shkojë në burg nëse gjendet një prove e vetme për të, teka shtoi se të gjitha lajmet e publikuara janë trillime, që sipas tij i kanë shkaktuar edhe dhimbje në familje.
“Më bën nder, në qoftë se mundesh me sqaron pak edhe këta kolegët e t’u që dalin në intervista dhe të fiksojnë një gjë, e thënë nga unë, në qoftë se ka një provë të vetme që kam ndihmuar këta persona, do pranoj të shkoj në burg me ta dhe jo në arrest shtëpie. Në qoftë se ka një çështje të vetme që unë kam patur lidhje me këta persona, do kërkoj të shkoj në burg me ata. Të gjithë të tjerat janë fjalë dhe trillime për të cilat më dhemb vetëm gjendja që më shkaktuan në familje”, tha Sota.
Operacioni ”Shpirti”, 38 të arrestuar
Të paktën 38 persona, anëtarë të katër grupeve kriminale që trafikonin lëndë narkotike, janë vënë nën arrest gjatë një operacioni të autorizuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).
Sipas njoftimit të SPAK-ut, zyrtarët publikë, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë.
Nga hetimet e bëra nga muaji Maj 2019 deri në Janar 2021, është bërë e mundur të mblidhen të dhëna të rëndësishme ndaj 38 shtetasve shqiptarë, pjestarë të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, vepruese nga viti 2014 deri ne vitin 2017, në Shqipëri dhe në kontakt me organizatat kriminale bareze, në gjëndje të dërgonin në Evropë duke zbarkuar në Puglia, sasi të konsiderueshme lënde narkotike”, marijuanë, heroinë dhe kokainë.