Aktualitet

“Më fal që s’jam aty sot”, mesazhi për policin që ra në krye të detyrës


               Publikuar në : 15:57 - 27/11/19 B H

Shkrimtari Arbër Ahmetaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të policit dhe pedagogut, Bajram Hajdarmetaj.

Në faqen e tij në Facebook, shkrimtari ka shpërndarë një shënim prekës për policin që humbi jetën gjatë tërmetit tragjik. Shkrimtari i kërkon ndjesë që nuk mund të ndodhet aty për t’i dhënë lamtumirën, pasi ai jeton në Zvicër.

Hajdarmetaj ndërroi jetë në Kavaleshencën e Ministrisë së Brendshme në Durrës.

“Ti po i afrohesh tokës tënde bujare në Markaj të Tropojës! Djalë që bëre dritë kah udhëtove! Do vi të të sjell lule! Ti m’fal që s’jam aty sot, pranë motrave tua, Hatixhes e Fatmirës, që janë edhe motrat e mia! Lamtumirë Bajram”, shkruan ai.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT