E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

“Më erdhi policia në shtëpi në 7 të mëngjesit”, Balliu: S’jam top për të luajtur me llastiqe

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka ndarë me qytetarët një situatë aspak të pazakondtë që i ka ndodhur me policinë, ku i ka shkuar herët në mëngjes për ta shoqëruar në rajon. Sipas tij, kjo është një teknikë e qeverisë, si për të marrë ‘hak’ ndaj opozitës.

Në një intervistë në “Ora News”, ai shigjetoi qeverinë se po përdor policinë për presion ndaj opozitës dhe angazhimet e saj për denoncime dhe mbrojtjen e votës. Ish-deputeti sqaron më tej se bëhet fjalë për arrestimin e tij të dytë në një nga protestat e opozitës, por ai shton se duhet që Prokuroria t’i kishte dërguar një letër për ta firmosur, jo të vinte policia në shtëpi.

“Unë kam me qindra çështje penale që janë fiktive, të cilat janë bërë me urdhër të Ramës, për shkak të aksionit të opozitës. Në rastin konkret, bëhet fjalë për arrestimin e dytë timin, për të cilin Prokuroria sot, ka mbyllur hetimin dhe kërkon që unë të shkoj dhe të firmos.

Kjo është normale, por Prokuroria të dërgon një letër, nuk të vjen policia në 7 të mëngjesit duke më thënë që duhet të shkoj të rajoni i policisë, kur unë s’kam punë atje, por duhet të shkoj në Prokurori bashkë me avokatin tim, për firmosjen e dokumenteve.

Pyeta përfaqësuesin e policisë, dhe më tha se po bëhet një lojë me topa e llastiqe. Unë u thash se nuk jam unë topi që të luani me llastiqe. Duhet të shkoni te prokurori. Këta përdorin në mënyrë meskine policinë për presion ndaj opozitës, dhe angazhimet e saj për denoncime dhe mbrojtjen e votës. Kjo është e habitshme që kjo policia vjen qysh në 7 të mëngjesit për të ardhur te shtëpia e opozitës, apo e ndonjë qytetari të thjeshtë, kur nuk është vrarë njeri, por vetëm është mbrojtur interesi publik në një aferë korruptive, për të cilën nuk ka asnjë të arrestuar. Më vjen shumë keq që e them, por policia e shtetit është vegël e një pushteti të inkriminuar, është e kapur”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Parandalohet një vr*sje/Kërcënoi me a*më ish-dhëndrin, pranga 67-vjeçarit

Në sajë të operacionit të koduar "Parandalimi", policia e Lezhës ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale në familje. Në...

Gabriel Escobar do të përcjellë në Shqipëri mesazhin e Rozenbergëve

Nga: Azgan Haklaj  Besë me Atdheun dhe Amerikën! Foltoret e Berishës si Pravda e Leninit. Revolucioni paqësor, konservator i Berishës si revolucioni bolshevik. Ka disa disa kohë që...

Vetingu në politikë/ PD kërkon deri në 22 vite burg për politikanët

PD mbetet e vendosur për të çuar përpara nismën e saj, për të futur në Vetting të gjithë politikanët. Demokratët kanë shtuar propozimet e...

“22 vite burg për politikanin që zgjidhet me vota të vjedhura”

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar propozimin e PD-së për dënimin me burg për atë që zgjidhet me vota të vjedhura. Me anë...

Euro prek nivelin më të ulët që nga gushti 2019

Euro e nisi javën me rënie të mëtejshme ndaj lekut. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me...