E diel, 24 Tetor, 2021
13.5 C
Tirana

“Me dhjetëra shqiptarë”/Flet gazetari që investigoi dokumentet e Pandora Papers

Më herët, “Washington Post” dhe “The Guardian” raportuan se më shumë se 11.900.000 dokumente janë në duart e gjyqtarëve (si dhe gazetarëve) dhe u referohen qindra emrave në të gjithë botën për njerëzit që krijuan kompani offshore, për të fshehur para dhe për të shmangur taksimin. Po kështu janë me dhjetëra shqiptarë të regjistruar në parajsat fiskale.

Besar Likmeta, është një prej gazetarëve shqiptarë i cili ka investiguar dokumentet e rrjedhura të njohura si Pandora Papers. Ai zbuloi në emisionin “Opinion” se janë me dhjetëra, shqiptarët të cilët rezutojnë të regjistruar në ato që quhen parajsa fiskale.

Besar Likmeta: Edhe në rastin e Shqipërisë ka dhjetëra nyje që kanë të bëjnë me entitetet të regjistruara në parajsa fiskale, qofshin persona, llogari bankare, adresa që gjendet tek dokumentet që mund të lidhen me persona që kanë shtetësi shqiptare.

Blendi Fevziu: Pra ju keni gjetur goxha persona me shtetësi shqiptare, që janë të regjistruar në parajsën fiskale.

Besar Likmeta: Është e vërtetë, dhe kjo nuk është një gjë e padëgjuar.

Blendi Fevziu: Sa? Ka një numër të përafërt?

Besar Likmeta: Me dhjetëra.

Blendi Fevziu: Me dhjetëra shtetas shqiptarë, me pasaportë shqiptare dhe aktivë në Shqipëri?

Besar Likmeta: Ose mund të jenë disa persona të huaj, që janë aktivë në Shqipëri.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...