“Me dashuri nga pjesa më e bukur e vendit”, Rama ‘godet’ me mesazhin

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Vlorë, nga ku prezantoi një sërë projektesh që do nisin së shpejti. Pas takimit, kreu i qeverisë, Edi Rama, ka gjetur kohë për t’u relaksuar në breg të detit, nga ku ka postuar edhe foton. Ai e cilëson qytetin bregdetar, si vendin më të bukur.

Statusi

ME DASHURI PËR TË GJITHË JU, NGA PJESA MË E BUKUR E VENDIT MË TË BUKUR NË BOTË, SHQIPËRISË❤️

#VloraForever🌊

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër punimet në bulevardin e qytetit. Ai është shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, të cilit i ka dhënë disa urdhra dhe ka marrë premtimin se do zbatoheshin.