Kuriozitete

Me bluza të stampuara, kush janë fanset e Saimir Tahirit që u shfaqen te Krimet e Rënda

               Publikuar në : 15:34 - 11/02/19 S.N

Ish-ministri Saimir Tahiri ka mbërritur sot te Gjykata e Krimeve të Rënda, ku kërkoi që brenda 10 ditësh të vendoset përfundimisht nëse do kalojë në gjykim, apo do mbyllen hetimet.

Por, jashtë Krimeve të Rënda nuk ndodheshin vetëm gazetarët, por edhe dy zonja për t’i shprehur mbështetjen e tyre ish-ministrit.

Madje, ato mbanin veshur disa bluza, ku ishin të stampuara foto të tyre me Tahirin. Kjo nuk është hera e parë që zonjat mbërrijnë në Gjykatë, pasi ato janë shfaqur edhe herë të tjera në mbështetje të Tahirit, ndërsa sot ranë në sy stampimet te bluzat e tyre.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT