E hënë, 24 Janar, 2022
-0.5 C
Tirana

”Më bëri bllok”/ Biznesmeni publikon mesazhet me Blendi Gonxhen

Biznesmeni Erion Mane, i është drejtuar Presidentit të Republikës, Ilir Meta për vështirësitë që i janë krijuar nga shteti për biznesin e tij për shkak të bindjeve apo shprehjes së mendimit.

Ai tregoi bisedën me Drejtorin e Përgjithshëm të DPSHTRR, Blendi Gonxhe, të ardhur pas një sërë gjobave në adresë të biznesit të tij.

Deri në momentin që nuk ishte parë preferenca e tij politike, sipas Manes nga ana e Gonxhes i ishte dhënë të drejtë për shqetëismin dhe i ishte ofruar ndihmë, më pas i iështë bërë bllok.

Erion Mane: ”Më kanë ndalur shoferin dhe pse ishte në rregull. Ky është numri i Blendi Gonxhes. I kam shkruar në mëngjes. I thashë u bë dy vjet që policia rrugore justifikohet se drejtoria e licencimeve nuk na ka vënë në dijeni për heqjen e certifikatës turistike. më pas më tha është gabim i policisë. Më pas i thashë se u bën mbi një vit që paguajmë tetë milion lekë për të njëjtën gjë. Jo më thotë, s’duhet të paguani asnjë lekë dhe më pas më thotë që po lidhet me drejtorin. Më pas më komunikoi Olsi drejtori dhe më tha ke të drejtë po vihemi në lëvizje të gjejmë një zgjidhje.

Më shkroi sërish dhe më tha cc’domethënë që ke paguar 8 mln lekë sepse do merrem personalisht me ta. Më dërgo të gjithë gjobat më tha. Më dërgon dhe aktin pastaj që do të thotë që jam i rregullt. I them që është e rëndësishme që i njohni problematikat tona. Mos paguani asgjëkundi më thotë se do të vijë personeli ynë me ty që të marrë letrat. Në orën 09 e 24 të ditës së shtunë ka qenë ky shkrim. Më pas ky person që më dha të drejtë më çon një foto që kisha publikuar unë ku ishte Monika Kryemadhi bashkë me një thënie të saj.

Krah fotos shkruhej: Që një lule të rritet duhet herë pas here ti shkulësh gjethet e kalabura ndryshe të infekton të gjithë kopështin. Më thotë sipas jush jam gjethe e kalbur. Ç’lidhje ka kjo me ty i them. Unë besoj i kam shkruar drejtorit i thash jo Nasip Naços e Lefterit që kanë gjethe të LSI-së e më pas i shkela syrin. Më pas numri i tij u bllokua dhe nisën rë më vinin fotot e familjarëve. Të motrës, të babait e të të gjitha të dhënave të tyre. Le të jem unë Kurbani i parë i kësaj gjëje.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...