E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

“Më bënë të përdalë kur s’kisha dhënë puthjen e parë”, rrëfimi i Nertila Haxhisë

Nertila Haxhia vajza guximtare dhe aktivistja e mbrojtjes së të drejtave të grave pas një lufte me sëmundjen e vështirë të kancerit ka vendosur te rrëfejë historinë e saj në studion e emisionit “Fol me psikologen” të “Gazeta Shqiptare” në Youtube. E lindur dhe rritur në një fshat të vogël në Lezhë ajo thotë se fëmijëria dhe adoleshenca është shenjuar nga 2 modele te forta grash, 2 gjyshet e saj. Ishin ato që i treguan se një vajzë duhet të ishte e fortë e mbi të gjitha e arsimuar. Teksa paragjykimet e mentalitetit të ashpër të zonës në të cilën jetonte fabrikonin për të fjalë se bënte një jetë të shthurur, ajo u lidh më shumë me Zotin.

Nertila thotë se dëshironte të bëhej murgeshë, shpenzonte orë të tëra në kishë duke ju ardhur në ndihmë atyre që kishin nevojë. Ishin mësueset dhe murgeshat që nuk e lejuan që ajo të zgjidhte këtë rrugë në jetën e saj. Teksa flet për fëmijërinë dhe adoleshencën ajo kujton disa nga momentet më traumatike të përjetuara në ato vite:

“Angazhohesha që e vogël në fushatat sensibilizuese në kishë, për të hequr mendjen nga problemet që unë vetë kisha në familjen time. E detyruar për shkak se ishim shumë fëmijë, jam rritur tek gjyshja ndërsa në periudhën e pushimeve punoja në mal. Nuk kisha pasqyrë në dhomën e gjumit dhe mezi prisja të vinte nata që të shihja veten tek dritaret teksa këndoja e recitoja. Në atë kohë kur vajzat trafikoheshin, shpëtova falë një djali me emrin Fabian.”

NERTILA.00_27_04_01.Still010

Martesa prej 9 vitesh përfundoi me divorc, por raporti mes saj dhe ish-bashkëshortit nuk do të përfundojë asnjëherë. Ja çfarë thotë ajo:

“Nuk jam dhunuar kurrë, por martesa kërkon sakrificat e saj. Tani pas martese jemi ortakë me njëri tjetrin. Fillimet e divorcit nuk ishin kështu siç janë sot për shkak se kur i dhashë fund martesës vazhdoja ta doja ish-burrin tim”.

Psikologia Ariola Merepeza e ftuar në program ka dhënë disa mesazhe dedikuar kësaj dite kur gratë pavarësisht se çfarë zgjedhin të bëjnë, të festojnë apo protestojnë duhet të luftojnë për të drejtat e tyre./ Burimi GSH.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...