E hënë, 25 Maj, 2020
20 C
Tirana

“Më bën të vjell”/ Fuga reagon ashpër ndaj projektligjit të ri, të ASH-së

Më të lexuarat

Koronavirusi në Shqipëri/ Rritet numri i viktimave

Në Shqipëri është rritur numri i viktimave nga COVID-19, duke shkuar në 32. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se mbrëmjen e sotme ka ndërruar...

“Rreth 131 mijë debitorë nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje”, OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, iu bën thirrje të gjithë debitorëve të energjisë të bëhen pjesë e aktmarrëveshjes për të përfituar faljen e...

Si do bëhet hapja e transportit publik? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se hapja e transportit publik do të bëhet “pjesë-pjesë”. Kreu i Qeverisë sqaroi qytetarët se deri në fund të...

Aleanca për Teatrin e zhvendos protestën në një tjetër qytet

Një ditë më parë, Aleanca për Teatrin ishte në Durrës përpara Pallatit të Kulturës, ku zhvilloi një tubim sensibilizues dhe u mblodhën firma për...

Aksident rrugor në aksin Seman-Fier, plagosen dy persona

Së fundmi ka ndodhur një aksident rrugor në aksin Seman-Fier. Aksidenti ka ndodhur përkatësisht në zonën e njohur si Çlirim i Fierit. Raportohet se kanë mbetur...

COVID-19/ Kur do hapen kufijtë? Rama tregon datën

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se Shqipëria do të hapë kufijtë tokësorë me fqinjët, më datën 1 Qershor. “Duke nisur nga 1 Qershori do...

Protestë tek Liqeni Artificial, qytetarët thyejnë me forcë perimetrin e Policisë

Një protestë është zhvilluar së fundmi tek Liqeni Artificial në Tiranë pasi ai u mbyll gjatë fundjavës. Raportohet se qytetarët kanë thyer me forcë perimetrin...

Si paraqitet situata nga koronavirusi në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Si paraqitet situata nga koronavirusi në Itali? Autoritetet përkatëse bëjnë me dije se 50 persona kanë humbur jetën në shtetin fqinj gjatë 24 orëve të...

Zbulohet biznesmeni që mbante milionat në makinë, ja ku do i çonte

Të dhëna të reja kanë dalë nga hetimet paraprake, sa i takon vjedhjes së lekëve nga bagazhi i mjetit të një biznesmeni. Me datë...

“E ndoqa me vrap derisa u lodh”, flet i riu që ndali rrëmbimin e fëmijës në Korçë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmë në Korçë, teksa një vajzë 4-vjeçare është tentuar të rrëmbehet ndërsa ishte me nënën e saj. Ishin banorët...

Akademiku Artan Fuga ka reaguar ashpër ndaj projektligjit së Akademisë së Shkencave duke e cilësuar atë si një dështim të paparë. Në postimin e tij në Facebook, Fuga shkruan se ky projektligj nuk ndryshon fare nga ai ekzistuesi teksa shprehet se:

“Kur një projektligj përsërit të vjetrin, nuk janë më pleqtë e akademisë së shkencave që tundin derën, por do të ishin edhe deputetët tundës dere”.

Postimi i plotë:

Një projektligj këllirë, që më bën të vjell, dhe që e kthen akademinë e shkencave më keq sesa është, në një klub pensionistësh që vijnë të tundin derën dhe u ngatërrohen nëpër këmbë atyre që duan të punojnë!

Një dështim i paparë! Unë dje në Komisionin e edukimit dhe të mediave denoncova gjerësisht para deputetëve abuzimin me paranë publike në akademinë e shkencave dhe u thashë deputetëve se statusi i tyre i detyron para ligjit t’a hetojnë këtë çështje. Ma ndërprenë fjalën sidomos një deputet që nuk donte të dëgjonte nga këto gjëra.

Ai harron se pasi e thashë zyrtarisht, është ai që ka për detyrë ta ndjeki këtë çështje përndryshe fsheh paligjshmërinë dhe bëhet mbrojtës i saj!
Kaosi ynë juridik dhe i funksionimit të Kuvendit bën që të vijë një projektligj që shkel jo vetëm kushtetutën, por edhe në nja dhjetë nene e pika edhe ligjet në fuqi!

Projektligji për akademinë e shkencave shkruar nga vetë akademia e kalbur dhe e jashtëligjshme e shkencave, e bekuar nga ministria e paaftë e arsimit, dhe e paraqitur nga një deputete që nuk merr vesh as nga shkenca dhe as nga jurisprudenca ka pa fund shkelje ligjore është sjellë në kuvend me pafund shkelje kushtetute dhe proceduriale, nuk ka as raport financiar dhe as logjikë
është hedhur poshtë nga ekspertët e Bashkimit europian, përfytyron një akademi që nuk merret vesh se çfarë është, as mish as peshk, madje as midhje e as gaforre.

Ministre shkence?
Komitet shkencor koordinues?

Polici e trurit?
Shkop për të rrahur universitetet?
Bashkësi, trupë apo kope shkencëtarësh?
Institut shkencor i ndërtuar si shportë karavidhesh?
Kupolë totalitare institutesh shkencore të tjera?
Apo klub pleqsh, pensionistash të pasur që ngaqë nuk kanë çfarë bëjnë në shtëpi, në vend të shkojnë klubeve apo hijeve të mrizeve, vijnë marrin pension të majmë, vijnë tundin derën dhe u ngatërrohen nëpër këmbë universiteteve dhe instituteve shkencore duke bërtitur :

Mos na harroni qafiraaa!
Jemi ne këtuuuuuuu!
Projektligji më qesharak që kam parë. Nëse komisioni i arsim dhe medias e kalon në seancë atëhere përfundimi është i qartë jo më për akademinë por edhe për vetë Kuvendin!
Nuk ka dalë ende një burrë a grua që të tregojë se ku ndryshon ky projektligj i propozuar nga ai ekzistuesi?
Kur një projektligj përsërit të vjetrin, nuk janë më pleqtë e akademisë së shkencave që tundin derën, por do të ishin edhe deputetët tundësa dere.
Të shohim!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtari i SHBA: Kina fshehu virusin, do t’i shkojmë çështjes deri në fund

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë e krahasoi mënyrën se si e trajtoi Kina çështjen e koronavirusit me fshehjen që Bashkimi Sovjetik...

Koronavirusi/ Një lajm i mirë vjen nga Kosova

Mbrëmjen e sotme një lajm i mirë ka ardhur nga Kosova lidhur me koronavirusin. Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë...

“Europa Nostra” për Teatrin: Le të shënojë kjo ngjarje fillimin e një zgjimi

Organizata “Europa Nostra” i ka dërguar ditën e sotme një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në ditën e Bajramit, si një mbështetëse e kauzës...

Policia bllokoi liqenin me shirita, “rebelohen” qytetarët

Me urdhër të qeverisë, Tirana gjatë kësaj fundjave i është nënshtruar masave izoluese. Këtë të dielë të gjitha aktivitetet dhe bizneset janë mbajtur të mbyllura,...

Rama: Kjo do të jetë java e fundit e kufizimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se kjo do të jetë java e fundit e kufizimit të orareve. Në vijim, ai pohoi se fundjava do...
WhatsApp KONTAKTO TT