E enjte, 16 Shtator, 2021
32.5 C
Tirana

“Më 2 mars në bulevard”, LSI i bashkohet thirrjes së Metës

Vijon përplasja mes kreut të shtetit, Ilir Meta dhe qeverisë ‘Rama’. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i është bashkuar thirrjes së presidentit Meta, lidhur me protestën e 2 marsit. Ai rendit një sërë arsyesh pse populli duhet të dalë të protestojë në 2 mars.

Meta prej ditësh ka publikuar disa dokumente, për të cilat shprehet se janë fakte për atë që ai e quan grushti i shtetit i mazhorancës.

Në disa reagime për mediat, Meta ka thënë se mazhoranca ka bërë grusht shteti. Meta për grushtin e shtetit ka akuzuar kreun e KED, Ardian Dvoranin, të cilin e ka kallëzuar në SPAK. Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe Vasili, i cili duket se ka ripërsëritur akuzat e parashtruara më herët.

Statusi

2 Marsi i Kushtetutes, perballe antiligjit dhe horrllëkut qeveritar!

2 marsi si takimi mbarepopullor i te gjithe shqiptareve eshte momenti qe ndan gjerat.

Mbrojtja e Kushtetutes eshte mbrojtje nga antiligji qeveritar :

qe grabit pronen, qe ndeshkon njeriun e thjeshte dhe mbron hajdutet e qeverise,

qe dhunon cdo te drejte te njerezve te zakonshem dhe garanton cdo privilegj te çfrenuar te qeveritareve gangstere,

qe shkeljen e ligjit e quan normalitet dhe respektimin faj

qe lejon te grabiten miliarda me koncesione ndersa njerezit e varfer nuk sigurojne dot as buken e perditshme,

qe i mbyll gojen fjales se lire dhe paguan fjalen e maskarenjve mediatike te paguar nga qeveria,

qe lejon te pastrohen parate e pista qe asgjesojne mijra bisnese te ndershme,

qe jua ben jeten ferr shqiptareve aq sa ata ikin me mijra nga Shqiperia,

qe eshte gati te shkembeje shqiptaret me siriane e bangladeshas,

qe e shnderron Shqiperine nder tre vendet me te korruptuara te botes,

qe e shnderron Shqiperine ne Kolumbine e Europes.

Lexo edhe :   3 deputetë të LSI-së kërkojnë të jenë pjesë të Komisioneve Parlamentare

qe ua shet edhe Shqiperine edhe Kosoven interesave me te zeza antishqiptare.

2 marsi eshte vija e ndarjes mes pabarazise perpara ligjit dhe drejtesise se barabarte per te gjithe.

2 marsi i jep fundit drejtesise se blere,te kapur e te rrembyer nga qeveria qe e mbron ate dhe denon egersisht njeriun e thjeshte.

2 marsi eshte beteja per Kushtetuten qe duan ta rrembejne dhe ta shqyejne Ram- rilindasit idiote te tij.

2 marsi eshte festa e ligjit dhe e barazise se njerezve te lire.

2 marsi eshte dita e rikthimit te dinjitetit te neperkembur nga degjenerimi arrogant i ram-rilindjes.

Lexo edhe :   3 deputetë të LSI-së kërkojnë të jenë pjesë të Komisioneve Parlamentare

2 marsi eshte dita e ndarjes me horrllekun rilindas te antiligjit.


Meta tha dje se brenda ditës së hënë do të kallëzojë penalisht në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Veç kësaj, ai i ka kërkuar ministres që të japë sa më parë dorëheqjen, dhe të përballet me drejtësinë.

Meta e akuzon Etilda Gjonajn për disa vepra penale, si “shpërdorim detyre”, “falsifikim” dhe “ndërhyrje të paligjshme” në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj reagoi menjëherë pas akuzave të bëra nga presidenti Ilir Meta. Gjonaj ka sfiduar publikisht Metën duke i thënë se është e gatshme t’i përgjigjet ligjërisht. Sa për kërkesën për dorëheqje, Gjonaj ironizon duke i treguar se ka në dorë vetëm të tijën.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....