E shtunë, 12 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

Më 10 maj, ministrat e BE-së diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor në një takim më 10 maj, konfirmoi për gazetarët selia e BE-së.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë një ndër pikat kryesore të bisedimeve.

Në takimin që do të kryesohet nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Lajçak pritet t’i informojë ministrat në lidhje me përgatitjet për një raund të ri të bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë.

Në kuadër të debatit për situatën në rajon, sipas njoftimeve të zyrtarëve në Bruksel, do të diskutohet “qasja gjeopolitike e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor”.

Burime të BE-së thanë se debati nuk do të përqendrohet në procesin e anëtarësimit të vendeve të rajonit.

“Edhe pa diskutim, është e qartë se Ballkani Perëndimor ka perspektivë evropiane. Ne do të merremi me politikën e jashtme [në atë takim]”, tha një zyrtar evropian.

Ai paralajmëroi se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për ndikimin e vendeve të treta në Ballkanin Perëndimor, sepse, siç tha, është e qartë se situata “ka ndryshuar dukshëm kur bëhet fjalë për ndikimin e jashtëm në vendet e rajonit”.

“BE nuk insiston në ekskluzivitetin e pranisë në rajon, por është e rëndësishme që BE të jetë e pranishme dhe të jetë një lojtare kryesore”, tha zyrtari evropian./REL/

Lexo edhe :   A do të vazhdojë BE ta lërë pas dore Ballkanin Perëndimor?
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

Nga: Preç Zogaj Drejtësia e re me bashkautorësi amerikane dhe europiane, në konceptim dhe zbatim, të cilën unë e kam mbështetur e do të vazhdoj...

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...