Aktualitet

Mbyllja e shkollës iraniane në Tiranë, Ministria e Arsimit sqaron të vërtetën


               Publikuar në : 17:24 - 23/01/20 M D

Ministria e Arsimit ka mbyllur shkollën “Saadi”, që financohej nga Irani dhe që ushtronte aktivitetin e saj prej disa vitesh në Tiranë.

Ndërkohë së fundmi ka reaguar Ministria e Arsimit, duke sqaruar se shkolla është mbyllur me kërkesë të vetë subjektit.

Sipas MASR, shkolla ka kërkuar mbylljen për arsye të reduktimit të të ardhurave dhe aftësisë paguese.

“MBI MBYLLJEN E SHKOLLËS SË MESME JOPUBLIKE “SAADI”.

Shkolla është mbyllur me kërkesë të vetë subjektit që ka themeluar shkollën për arsye të reduktimit të të ardhurave dhe aftësisë paguese dhe jo për arsyet që janë raportuar në shumë portale pa bërë as më të voglin verifikim me stafin e MASR. Zhgënjyese në këtë rast mungesa e interesimit për të raportuar faktet!”, deklaron MASR.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT