E enjte, 21 Janar, 2021
12 C
Tirana

Mbylli kufirin me Serbinë/ Daçiç: Ky vendim është humbje për Greqinë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka reaguar pas vendimit të Greqisë për të mbyllur kufirin me shtetin serb.

Në një intervistë për mediat serbe, Daçiç tha se shpreson që Greqia do ta rishikojë këtë vendim. Sipas tij, kur qeveria greke të rivlerësojë të dhënat mbi epideminë, kufijtë e saj do të rihapen për turistët nga Serbia.

Ai e përshkroi vendimin si “të pakëndshëm dhe të keq”, duke theksuar se “kryesisht dëmton vetë interesat e Greqisë”.

Vendim i shtetit grek erdhi si pasojë e shtimit të rasteve të reja me koronavirus në Serbi. Gjatë 24 orëve të fundit, në Serbi u konfirmuan 302 raste dhe 5 viktima.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...