Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Mbylli hetimin për “urrejtje etnike” në Shkodër, Antiterrori përplaset me Prokurorinë

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Policia e Shtetit dhe anti-terrori kanë nisur në Gjykatë përplasjen e “brirëve” me Prokurorinë, pas dyshimeve te policisë se është nxitur urrejtja etnike gjatë një ceremonie në rrethinat e Shkodrës që përkujtoi ushtaret serbo-malazeze të vrarë gjatë 1912-1913. Por pavarësisht gjetjeve Prokuroria i ka pushuar hetimet dhe diçka e tillë ka nxitur zemëratën e policisë.

Me kërkesën se Gjykata duhet të urdhërojë hapjen e hetimeve pasi është nxitur provokimi pas ngritjes së një memoriali, antiterrori do te jete përballë Prokurorisë së Shkodrës në datën 18 Mars.

Gjykata ka shpallur këtë datë për të dëgjuar të dyja palët që nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët hetimore.

Gjykata thotë për Top Channel se si prova janë dorëzuar fotografime dhe kqyrje në rrjetin social Facebook ku demonstrohen fjalime gjatë ceremonisë të kujtim të të vrarëve në rrethimin e Shkodrës, ku malazezet pushtuesit i quajnë çlirues.

Por Prokuroria, e cila ka pushuar hetimet pretendon se nuk mundi ta gjejë faqen e facebook që tashme është mbyllur edhe pse ndërkohë anti-terrori ka administruar të dhëna me interes për hetimin.

Ceremonia serbo-malazeze u denoncua si skandal në muajin dhjetor edhe nga gazetari Marin Mema në emisionin “Gjurmë Shqiptare”.

Në padi antiterrori i thotë Gjykatës se pasi janë kryer veprime hetimore është konfirmuar nga autoritet se nuk është marrë asnjë leje dhe ceremonia është zhvilluar jashtë dijenisë së palës shqiptare.

Kjo është përplasja e parë polici prokurori për çështje kombëtare, ndërkohe që më herët moskuptim ka patur mes këtyre dy institucioneve edhe per referimin e nxitjes së urrejtjes në jug të vendit ku shpesh herë sinjalistika rrugore e shkruar në Gjuhën Shqipe dëmtohej.

Të kater rastet e referuara nga antiterrori për veprën e nxitjes së urrejtjes janë pushuar nga Prokuroria e Gjirokastrës për shkak të mos gjetjes së autoreve.

Aktualisht Prokuroria e Gjirokastrës ka nën hetim çështjen e Bularatit për protestat e zhvilluara pas vrasjes së Kacifas dhe që sërisht ka veprën nxitje e urrejtjes, ndërkohë që Krimet e Rënda nuk i kanë dhënë ende drejtim dosjes hetimore të vrasjes së Konstandino Kacifës, i cili u vra gjatë shkëmbimit me armë zjarri. /Top Channel

Tags: “urrejtje etnike”antiterrorihetiminmbylliperplasetProkurorinëShkoder

TË LIDHURA

Aktualitet

“Zëri i njerëzve që shprehin pakënaqësi s’mund të injorohet”, thirrja e Kishës Katolike

11:07 | 09/06/2026
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

09:59 | 09/06/2026
Aktualitet

Sot provimi i Gjuhës Shqipe për maturantët

09:34 | 09/06/2026
Next Post

Miratohet Pr.ligji për “Nxitje të Punësimit”, kush janë dy deputetët e rinj që nuk votuan pro

Vuçiç i prerë: Kosova është kundër, dialogut i erdhi fundi

Georgina Rodriguez e përlotur, bën dedikimin e jetës për Cristiano Ronaldon







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Zëri i njerëzve që shprehin pakënaqësi s’mund të injorohet”, thirrja e Kishës Katolike

by mirseda
11:07 | 09/06/2026
0

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka dalë më një deklaratë zyrtare për protestat që po zhvillohen në vend...

Tërmet i fuqishëm në Karaibe, lëkundjet ndihen deri në kampin ku është grumbulluar Anglia

10:52 | 09/06/2026

“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”, Trump flet për marrëdhënien e tij me Netanyahun

10:30 | 09/06/2026

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

09:59 | 09/06/2026

Sot provimi i Gjuhës Shqipe për maturantët

09:34 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com