E diel, 17 Janar, 2021
1 C
Tirana

Mbyllet Premier League, merr fund dhe “enigma” Champions

Premier League ka mbyllur këtë të dielë një sezon të vështirë futbollistik, i cili u ndërpre për një kohë të gjatë nga pandemia e koronavirusit, por që në fund riktheu Liverpool-in kampion pas 30-vjetësh.

Ndërsa “The Reds” ishin kurorëzuar prej javësh si fitues, kjo e dielë zgjidhi edhe enigmat e fundit, një prej të cilëve ishte edhe bileta e katërt e Champions.

Leicester nuk ia doli përballë Manchester United, një finale, për biletën e fundit të Champions, me “Djajtë e kuq” që triumfuan 0-2, me një gol të realizuar nga Fernandes me 11-metësh në minutën e 71-të dhe një gol nga Lingard në minutat e shtesës.

Ndërkohë, Aston Villa shpërtheu në festë pasi mbijetoi edhe për një sezon mes më të mirëve në Angli, ndërsa Bournemouth dhe Watford do të luajnë në kategorinë e dytë sezonin e ardhshëm.

Sa i përket rezultateve të kësaj jave, kampionët e Liverpool fituan 1-3 në transfertë ndaj Newcastle, Manchester City fitoi 5-0 ndaj Norwich-it të vendit të fundit, ndërsa Chelsea mposhti 2-0 Wolves, duke i lënë këta të fundit jashtë Europa League, ndërsa bileta i kaloi Tottenham-it të Mourinho-s, shkruan “A2”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E rëndë në Tiranë: Automjeti përplas për vdekje 10-vjeçaren

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e sotme. Një automjet ka përplasur këmbësoren 10 vjeçare e cila ndërroi jetë si pasojë e...

Mosmirënjohja si streha kryesore e delenxhiut

Nga: Genc Pollo “Mosmirënjohja është streha kryesore e delenxhiut”! Ky është perifrazimi që do t’i bëja shprehjes së famshme të kryeministrit britanik të shek. 18...

Aksidenti tragjik te Rruga e Kombit, dalin fotot e 4 viktimave

Katër anëtarë të familjes Avdiaj nga Kosova, por me qëndrim në Zvicër, humbën jetën tragjikisht mbrëmjen e 14 janarit, pas një aksidenti në Rrugën...

Vaksinat/ Rama i përgjigjet ambasadës franceze: Nuk kam sulmuar asnjë aleat

Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës Franceze në Tiranë, e cila reagoi mbi kritikat e tij për vaksinat anti-covid. Teksa i kthen përgjigje...

Shqetësime për protesta të armatosura në prag të inaugurimit të Bidenit

Byroja Federale e Hetimeve po lëshon paralajmërime të reja sigurie në prag të inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, duke theksuar mundësinë për...